Të paktën një person u vra dhe 18 të tjerë u plagosën në sulmet e djeshme ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson.
Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin, përmes një postimi në Facebook, raporton Ukrinform.
Ushtria ruse goditi infrastrukturën kritike, një qendër tregtare, institucione arsimore dhe mjekësore, kisha, ndërtesa administrative dhe një objekt ushqimi publik. Po ashtu ata goditën gjithashtu zonat e banuara në qendrat e popullsisë së rajonit, duke përfshirë shtatë ndërtesa banimi dhe 36 shtëpi private.
Nga ana tjetër gjatë orëve të natës, forcat e armatosura të Moskës shkatërruan 28 dronë të lëshuar nga ushtria ukrainase mbi territorin rus, ka thënë ministri i Mbrojtjes. Sulmet prekën gjashtë rajone. Në veçanti theksohet se 13 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Volgogradit.
Ndërkohë Ambasada e SHBA-së në Ukrainë, duke cituar informacione nga Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se Rusia mund të përgatisë sulme kundër objektivave qeveritare dhe civile në Ukrainë në ditët në vijim.


