Mediat në Ukrainë raportojnë për shpërthime të forta gjatë natës në qytetin port të Odessas.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan lëshimin e dronëve Shahed të prodhuar nga Irani nga Jugu dhe pas mesnate ra alarmi për një sulm raketor edhe në rajonet veriore, qendrore dhe lindore nga aeroplanët Tu-22M3.
Shpërthime u dëgjuan në Kiev dhe rajonin përreth kryeqytetit mëngjesin e sotëm, ndërsa mbrojtja kundërajrore hyri në veprim kundër objektivave mbi qytet. Këtë e ka bërë të ditur kryetari Vitaly Klichko, cituar nga mediat lokale.