• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2022
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2022
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NE UKRAINË/ Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë
Home
Rajon

LUFTA NE UKRAINË/ Qeveria e Kosovës shton sanksionet kundër Rusisë

16 May, 2022 bora.autor Rajon

Qeveria e Kosovës ka shtuar të hënën sanksionet kundër Rusisë, në përputhje me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Kreshnik Ahmeti, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se Kosova është rreshtuar krah politikave të SHBA-së dhe BE-së për sanksionet.

Në pakon e sanksioneve përfshihen ndalesa edhe për Bjellorusinë. Sanksionet e Kosovës nënkuptojnë ngrirje të aseteve të të sanksionuarve në territorin e Kosovës, ndalim të operimit në tregun financiar kosovar, ndalim-udhëtimi, si dhe bllokim të qasjes në fonde për të sanksionuarit. Përveç këtyre sanksioneve, Qeveria e Kosovës është pajtuar edhe për vendosje të masave kufizuese për grupin Wagner, i cili përbëhet nga mercenarë me bazë në Rusi.

“Individët e listuar nga BE-ja janë të përfshirë në abuzime serioze në të drejtat e njeriut, duke përfshirë torturat dhe ekzekutime jashtëgjyqësore”, ka thënë Ahmeti, duke iu referuar individëve të lidhur me grupin Qagner, që janë sanksionuar nga blloku evropian. Kremlini pretendon se Wagner është grup privat, mirëpo ai konsiderohet i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin. Mercenarët e këtij grupi dyshohen për abuzime në Mali, Libi dhe Siri. Kosova dhe vende tjera të Ballkanit Perëndimor – përveç Serbisë – kanë përkrahur sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë më 16 maj për raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor.

Më vonë gjatë ditës së hënë, ata do të kenë edhe një takim të përbashkët me shefat e diplomacisë së gjashtë vendeve të këtij rajoni. “Diskutimet për Ballkanin Perëndimor, në takimin e 27 ministrave, sikur edhe ato kur të takohen së bashku ministrat e BE-së me ata të vendeve të rajonit, do të jetë përballja e përbashkët me sfidat dhe pasojat që ka krijuar agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës”. Sipas burimeve diplomatike, trysnia kryesore do të jetë ndaj Serbisë, si vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Trupat ukrainase që mbrojnë Kharkiv mbërrijnë në kufirin me Rusinë
Previous article U BË VIRALE NË RRJET/ Gjyqtarja modele e Elbasanit del para vetingut: E meritoj që...

bora.autor

Postime të ngjashme

ZJARR I MADH NË GREQI/ Flakët shumë afër shtëpive, urdhër për evakuim Rajon

ZJARR I MADH NË GREQI/ Flakët shumë afër shtëpive, urdhër për evakuim

GRABITJE SPEKTAKOLARE/ Si hajdutët zhvatën 15 mijë euro për 3 minuta brenda lokalit (VIDEO) Rajon

GRABITJE SPEKTAKOLARE/ Si hajdutët zhvatën 15 mijë euro për 3 minuta brenda lokalit (VIDEO)

LIBERALIZIMI I VIZAVE PËR KOSOVËN/ Finlanda optimiste: Ndoshta këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive Rajon

LIBERALIZIMI I VIZAVE PËR KOSOVËN/ Finlanda optimiste: Ndoshta këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive

Facebook Comments

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë Blog

LUTFI DERVISHI/ Rama dhe Qeveria e tij rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit? Blog

EDUAR ZALOSHNJA/ Si votoi vjet gjysma më e varfër dhë më e pasur e elektoratit?

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit Blog

BEN ANDONI/ Buzëqeshja që të kafshon e Evropës, Ballkani dhe sëmundja e Putinit

SHPËTIM NAZARKO/ Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama Blog

SHPËTIM NAZARKO/ Gabim i rëndë strategjik i kryeministrit Edi Rama

FRROK ÇUPI/ Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë $ Blog

FRROK ÇUPI/ Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë $

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT