• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Putin mbledh oligarkët miliarderë të Rusisë: S’na dhanë mundësi për të vepruar ndryshe
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Putin mbledh oligarkët miliarderë të Rusisë: S’na dhanë mundësi për të vepruar ndryshe

25 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Vladimir Putin kërkon nga oligarkët rusë mbështetje në këmbim të kushteve të favorshme. Kjo mbledhje e papritur u zhvillua ditën e djeshme. Presidenti rus i siguroi atyre kushte të favorshme për aktivitetet, duke iu bërë thirrje të punojnë me qeverinë për të mbështetur ekonominë dhe “operacionit ushtarak special” në Ukrainë.

“Kjo që po ndodh është një masë shtrënguese, thjesht nuk na dhanë asnjë mundësi për të vepruar ndryshe”- mësohet të ketë thënë Putin. Ai tha gjithashtu se ata kishin krijuar rreziqe të tilla sigurie për Rusinë, saqë ishte e pamundur të reagonte me mjete të tjera.

Presidenti rus tha se ishte i befasuar që në bisedimet me Rusinë për çështjet e sigurisë evropiane, partnerët perëndimorë nuk lëvizën nga pozicionet e tyre as edhe një centimetër. Në të njëjtën kohë, ai i siguroi biznesmenët se Rusia mbetet pjesë e ekonomisë botërore dhe nuk ka ndërmend të godasë sistemin ku ai mendon se është pjesë. “Ne nuk synojmë të godasim sistemin e ekonomisë botërore në të cilin gjendemi”, tha Putin, duke shtuar se partnerët e Rusisë në Perëndim “duhet të jenë të vetëdijshëm dhe të mos synojnë të na nxjerrin nga ky sistem”.

Presidenti rus i siguroi biznesmenët që operojnë në vend se do t’u siguronte lirinë e plotë, ndërsa u bëri thirrje atyre që të punojnë me qeverinë për të mbështetur ekonominë.

“Dëshiroj t’ju kërkoj të shihni me mirëkuptim atë që po ndodh dhe të punoni me qeverinë me frymë solidariteti në kërkimin e atyre mjeteve që do të mbështesin prodhimin, ekonominë, vendet e punës, por duke u nisur nga realitetet që po marrin formë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET RUSE/ Çfarë synon Putin, ta ndajnë Ukrainën si Gjermania gjatë Luftës së Ftohtë
Previous article SULMET RUSE/ Ukraina kërkoi mbylljen e ngushticës së Bosforit, ja si përgjigjet ministri i Jashtëm turk

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT