• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Paralajmërimi i Zelenskyt: Rusia planifikon të sulmojë centralin bërthamor në Zaporizhzhia
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Paralajmërimi i Zelenskyt: Rusia planifikon të sulmojë centralin bërthamor në Zaporizhzhia

5 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po planifikon “provokime të rrezikshme” në centralin bërthamor në Zaporizhja.

Zelensky, pas një telefonate me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, tha se trupat ruse që kanë pushtuar uzinën në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore, po përgatisin provokime.

Sipas presidentit ukrainas, ai dhe Macron ranë dakord të mbajnë situatën nën kontroll së bashku me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Deklarata e tij erdhi pasi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Rusia mund të përgatitet për një provokim “në të ardhmen e afërt” në territorin e centralit, i cili është hequr nga linja, por ende kërkon energji elektrike dhe ujë për t’i ftohur gjashtë reaktorët e saj.

“Sipas informacionit operacional, objekte të huaja të ngjashme me mjetet shpërthyese u vendosën në çatinë e jashtme të njësive të tretë dhe të katërt të energjisë të centralit bërthamor Zaporizhja”, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Në njoftim u tha se forcat e armatosura të Ukrainës “nuk shkelin normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, monitorojnë dhe kontrollojnë situatën dhe janë të gatshme të veprojnë në çdo kusht”.

Në anën tjetër, Moska më 4 korrik akuzoi Kievin në lidhje me përgatitjet e supozuara për një incident në këtë uzinë.

Një këshilltar i agjencisë bërthamore të Rusisë, Rosatom, Renat Karchaa, tha në televizionin shtetëror rus se Moska ka marrë informacione se natën e 5 korrikut “ushtria ukrainase do të përpiqet të sulmojë centralin bërthamor të Zaporizhjas”.

Ai pretendoi se Ukraina planifikoi të përdorte “armë me precizion të lartë, me rreze të gjatë” si dhe drone.

Radio Evropa e Lirë ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e bëra nga dyja palët.

Frika për rreziqet e sigurisë për centralin bërthamor ka qenë konstante që nga fillimi i pushtimit rus.

Të dy palët kanë akuzuar rregullisht njëra-tjetrën se kanë vënë në rrezik sigurinë e uzinës./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJËJA MË E SHTRENJTË..."/ Kjo është ditëlindja më e veçantë për Eni Koçin (FOTO)
Previous article FOTOLAJM/ Drejtoresha ushqen me gji djalin gjatë netëve të Festivalit të Gjirokastrës

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT