Një ushtar i dytë ukrainas është vra në luftimet në territorin separatist të Donbass në Ukrainën Lindore. Lajmin e ka dhënë pak më parë zyrtarët nga Forcat e Armatosura në Kiev.
Ndërkohë që sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është shprehur se “ne do ta mbrojmë vendin tonë me ose pa partnerë”.
“Të gjithë duhet të kuptojnë se ne nuk kërkojmë donacion. Ky është kontributi juaj për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.


