Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 355-të. Ministria holandeze e Mbrojtjes tha se dy prej avionëve të saj luftarakë F-35 kapën dje një formacion prej tre avionësh luftarakë rusë mbi Poloni dhe i shoqëruan ata jashtë hapësirës ajrore. Kështu raportojnë disa media ndërkombëtare. Ndërkohë NATO do të mbajë sërish mbledhje me aleatët për të diskutuar furnizmin me avionë të Kievit.
Sipas mediave britanike, Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të prodhojë armatime për Ukrainën. Ndërkohë Kievi është zemëruar me ish kryeministrin italian Silvio Berlusconi pas deklaratave të tij se nuk do të takonte presidentin Zelensky. Ndërsa Berlusconi i përgjigjet duke i thënë se nuk është në anën e Putinit. Nga ana tjetër, SHBA vijon thirrjen për qytetarët amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia.
Rreth zhvillimeve të fundit nga Ukraina, Ministria e Shëndetësisë ukrainase thotë se forcat e armatosura ruse kanë bombarduar 540 spitale që nga fillimi i pushtimit. Por një analizë e Institutit Britanik të Studimit të Luftës thotë se Rusia është “e papërgatitur” për të kryer operacione ofensive efektive të mekanizuara.
Ministria holandeze e Mbrojtjes tha se dy prej avionëve të saj luftarakë F-35 dje kapën një formacion prej tre avionësh luftarakë rusë mbi Poloni dhe i shoqëruan ata jashtë hapësirës ajrore. Kështu raportojnë disa media ndërkombëtare.


