• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Media: Mbërritja e F-16 në verë, por shumë më pak sesa pritej
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Media: Mbërritja e F-16 në verë, por shumë më pak sesa pritej

13 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ukraina do të marrë avionë luftarakë F-16 këtë verë, por në numër shumë më të vogël nga sa kishte shpresuar Kievi, bëjnë të ditur burime të NATO-s të cituara nga agjencia amerikane e lajmeve Bloomberg.

Kjo shpjegohet me vonesat, problemet me pjesët e këmbimit dhe pengesa gjuhësore midis pilotëve ukrainas dhe trainerëve të huaj. Ekziston gjithashtu frika se Ukraina nuk ka pista të mjaftueshme dhe se ato që ka janë shumë të prekshme ndaj sulmeve ruse.

Sipas një prej burimeve të Bloomberg, Kievi mund të jetë në gjendje të vendosë një skuadrilje F-16 prej 15 deri në 24 avionë: shumë më pak se 300 që kërkohen. Një tjetër burim i agjencisë amerikane të lajmeve thotë se Kievi pret të marrë gjashtë F-16 këtë verë dhe deri në 20 deri në fund të vitit.

Ndërkohë pas Uashingtonit, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme për t’iu drejtuar liderëve evropianë në takimin e katërt të Komunitetit Politik Evropian të planifikuar për 18 korrik në Pallatin Blenheim.

The Guardian shkruan ekskluzivisht duke nënvizuar se planet e udhëtimit të presidentit ukrainas konfirmohen rrallë, por një burim i tha gazetës britanike se është “90% e sigurt” që Zelensky do të jetë në Angli javën e ardhshme. Konferenca do të jetë takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian i nisur pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON TË JETË AKTIVE VATRA E ZJARRIT NË LURË/ Digjen 50 hektarë kullota dhe pyje, autoritetet lokale thirrje për ndihmë nga ajri
Previous article SEZONI TURISTIK/ Media spanjolle “Lecturas”: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT