Sot është dita e 23 e luftës që kur Rusia pushtoi Ukrainën, ndërsa ende nuk ka një zgjidhje diplomatike ndërmjet dy shteteve. Bombardimet nga ushtria ruse kanë vijuar gjatë natës. Sipas raportimeve tre shpërthime të forta kanë ndodhur në zonën e aeroportit të Lviv.
Vazhdon evakuimi i civilëve nga rajoni i Kievit.
Mbi një mijë ukrainas u transportuan jashtë rajonit gjatë natës me autobusë dhe makina, thanë zyrtarët e Shërbimit të Emergjencave, duke deklaruar se këta njerëz tani janë në një “vend të sigurt”.


