• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Kritikoi Putinin, Moska arreston ish-komandantin separatist të Donetsk
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Kritikoi Putinin, Moska arreston ish-komandantin separatist të Donetsk

22 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një nacionalist i njohur i vijës së ashpër, që e akuzoi Presidentin Vladimir Putin për dobësi dhe pavendosmëri në Ukrainë, u arrestua të premten nën akuza për ekstremizëm. Veprimi tregon se Kremlini e ka ashpërsuar qasjen ndaj kritikëve të rreptë pas rebelimit të dështuar të muajit të kaluar nga kompania mercenare Wagner.

Igor Strelkov, ish punonjës i organeve të sigurisë, ka qenë udhëheqës i separatistëve të mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore në vitin 2014. Po atë vit, ai u akuzua nga Holanda për përfshirje në rrëzimin e një avioni pasagjerësh të kompanisë “Malaysia Airlines”.

Nacionalisti Igor Strelkov ka argumentuar se kërkohet një mobilizim total që Rusia të arrijë fitoren në Ukrainë. Kohët e fundit ai e kritikoi Putinin si një “frikacak-mediokër” dhe “inekzistent”.

Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë dha urdhër që 52-vjeçari Strelkov, emri i vërtetë i të cilit është Igor Girkin, të mbahet në paraburgim për dy muaj në pritje të përfundimit të hetimeve. Ai akuzohet për thirrje për aktivitete ekstremiste dhe rrezikon deri në pesë vjet burg nëse shpallet fajtor.

Rusi Strelkov i hodhi poshtë akuzat, ndërsa i kërkoi gjykatësit arrest shtëpiak, duke përmendur probleme shëndetësore.

Arrestimi i zotit Strelkov vjen gati një muaj pas një rebelimi jetëshkurtër të nisur nga shefi mercenar Yevgeny Prigozhin. Trupat merecenare morën kontrollin e një qendre ushtarake në qytetin Rostov-on-Don dhe u nisën drejt Moskës me synimin për të rrëzuar udhëheqësit më të lartë ushtarak të Rusisë.

Kryemercenari Prigozhin ra dakord t’i jepte fund rebelimit të 23-24 qershorit sipas një marrëveshjeje që ofronte amnisti për të dhe luftëtarët e tij dhe i lejonte ata të transferoheshin në Bjellorusi. Revolta ishte kërcënimi më serioz ndaj sundimit 23-vjeçar të Putinit, duke gërryer autoritetin e tij dhe duke ekspozuar dobësinë e qeverisë.

Ashtu si Prigozhini, Strelkov i kritikoi ashpër udhëheqësit ushtarakë të Rusisë për paaftësi, por ai gjithashtu e denoncoi shefin e Wagner-it dhe e cilësoi veprimin e tij si tradhti dhe një kërcënim të madh për shtetin rus. Të dy patën shkëmbyer në mënyrë të përsëritur ofendime, ndërsa mbështetësit e zotit Strelkov thanë se hetimi penal për deklaratat e tij ishte nisur nga një prej mercenarëve të Wagner-it.

Strelkov ka mbi 875,000 ndjekës në një kanal mesazhesh në median sociale. Klubi i Patriotëve të Zemëruar, një grup i linjës së ashpër të krijuar së fundmi, të cilit ai i përkiste, publikoi një deklaratë duke protestuar kundër ndalimit të tij si një “provokim” që “minon besimin e popullit në organet e zbatimit të ligjit” dhe “mbart pasoja jashtëzakonisht negative për stabilitetin e vendit”.

Strelkov shërbeu në ushtrinë ruse gjatë luftërave separatiste çeçene dhe më vonë iu bashkua agjencisë më të lartë të sigurisë së vendit, Shërbimit Federal të Sigurisë, ku mori gradën e kolonelit.‘’

Pas largimit nga Shërbimi Federal i Sigurisë, ai mori pjesë në aneksimin e Gadishullit të Krimesë të Ukrainës dhe më pas udhëhoqi luftëtarët në Ukrainën lindore gjatë muajve të parë të një rebelimi separatist të mbështetur nga Moska në vitin 2014.

Vitin e kaluar, një gjykatë holandeze e dënoi atë dhe dy burra të tjerë për vrasje, lidhur me rolin e tyre në rrëzimin e avionit të kompanisë “Malaysia Airlines” me një raketë ruse, duke vrarë të 298 personat në bordin e avionit, ndërsa fluturonte mbi një rajon të kontrolluar nga separatistët në Ukrainën lindore më 17 korrik 2014./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHEN TUBACIONI I UJIT TË NXEHTË NË QENDRËN TREGTATE NË MOSKË/ Të paktën 4 të vdekur dhe disa të plagosur
Previous article NUK PËRMBUSHI DETYRAT FUNKSIONALE/ Pezullohet shefi i Policisë Kufitare Durrës, nis hetimi disiplinor

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT