• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NE UKRAINE/ Forcat ruse urdhërojnë evakuim të pjesshëm të banorëve në Zaporizhzhia
Home
Nderkombetare

LUFTA NE UKRAINE/ Forcat ruse urdhërojnë evakuim të pjesshëm të banorëve në Zaporizhzhia

5 May, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Forcat pushtuese ruse po përgatiten të evakuojnë zonat që gjenden në frontet e luftës në rajonin jugor ukrainas të Zaporizhjës, tha një përfaqësues lokal i instaluar nga Rusia.

“Autoritetet në Zaporizhja kanë vendosur që përkohësisht të zhvendosin banorët nga 18 vendbanime që janë afër fronteve të luftës brenda rajonit, për shkak të rritjes së granatimeve ukrainase”, shkroi në Telegram, Vladimir Rogov.

Qyteti i Enerhodarit, ku gjendet centrali bërthamor i Zaporizhjës – centrali më i madh në Evropë – është një prej lokacioneve që do të evakuohet, tha Rogov.

Banorët e Tokmak dhe Poloi, por edhe të Kamianka dhe Rosivka, po ashtu janë urdhëruar që të evakuohen. Disa vendbanime të tjera, banorët e të cilave janë urdhëruar të evakuohen, gjenden 40 kilometra përtej frontit aktual të luftës.

Megjithatë, pritet që së shpejti të nisë një kundërofensivë e forcave ukrainase, pasi për disa muaj Kievi ka bërë përgatitje për të.

Një prej rajoneve që pritet të zhvillohet kjo kundërofensivë është edhe ai i Zaporizhjës dhe trupat ukrainase pritet të tentojnë që të avancojnë drejt bregdetit të detit Azov.

Po ashtu, ditëve të fundit ka pasur rritje të granatimeve të ndërtesave të rëndësishme në rajonet e kontrolluara nga Rusia./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Shkatërrohet banda kriminale e trafikut të drogës në Itali, 6 shqiptarë të arrestuar
Previous article "KUJDESUNI PËR SHËNDETIN"/ Cilat janë shenjat që do të ndikohen nga eklipsi hënor në Akrep

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë Botë

"SHBA PO MERR KONTROLLIN E NGUSHTICËS SË HORMUZIT"/ Trump: Do të paguhemi që ta ruajmë atë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT