• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA NË UKRAINË/ Erdogan bisedë telefonike me Lukashenkon. Çfarë u diskutua
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Erdogan bisedë telefonike me Lukashenkon. Çfarë u diskutua

1 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ai ka diskutuar pushtimin rus në Ukrainë me liderin bjellorus, Alyaksandr Lukashenko, i cili njihet si aleat i afërt i Moskës.

Në bisedën telefonike të 1 marsit, diskutimet janë fokusuar në negociatat për armëpushim, të cilat janë mbajtur mes zyrtarëve ukrainas dhe atyre rusë të hënën, 28 shkurt.

Ndonëse në bisedime nuk është arritur marrëveshje, negociatorët kanë thënë se takime të reja do të zhvillohen në ditët në vijim.

Erdogan ka thënë më një ditë më parë se Turqia, si vend anëtar i NATO-s, do të vazhdojë të luajë rol në dhënien fund të luftës që ka hyrë në ditën e gjashtë, që Ankaraja do të vazhdojë të mbajë lidhje me Moskën dhe Kievin, dhe se shteti i tij do të zbatojë traktatin ndërkombëtar që i kufizon qasjen anijeve luftarake ruse në ngushticat turke në Detin e Zi.

Më 28 shkurt, Erdogan ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës “është i papranueshëm” dhe se Turqia do të respektojë angazhimet që ka ndaj Aleancës, ndonëse nuk do të shpërfillë “interesat rajonale” në rajon.

Presidenti turk ka thënë se shteti i tij nuk do t’ia kthejë shpinën asnjërit shtet.

Ankaraja ka lidhje të ngushta me Rusinë në sektorët e energjisë dhe mbrojtjes, mirëpo Ukrainës i ka shitur dronë dhe ka nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim.

Lukashenko ka mbështetur sulmin e presidentit rus, Vladimir Putin ndaj Ukrainës dhe ka thënë se trupat bjelloruse do të marrin pjesë në fushatën ushtarake ruse – nëse është e nevojshme.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET LËVIZJA E RADHËS/ BE i jep tjetër goditje Rusisë, gati të çlirojë Ukrainën nga varësia energjetike e Kremlinit
Previous article PAMJET/ Ushtari ukrainas lyen fishekët me dhjamë derri për çeçenët: Në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë

s.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT