Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu në vijim të vizitës me ftesë të Kongresit Amerikan zhvilloj takime në Senat dhe Kongres.
Në këto takime, bën me dije zyra e shtypit e PR-së, është diskutuar për organizimin e nje forumi sigurie në Kongres me përfaqësues të Europës Juglindore, kryesisht Ballkanit, për të vlerësuar problemet e shkaktuars nga pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, si dhe pasojat e zhvillimet e mëtejshme.
“Ndamë të njëjtin qëndrim se Ukraina është target i Putinit, por qëllimi tij është destabilizimi i Europës”, ka vene theksin Mediu.
“Ballkani ngelet një shqetësim për SHBA duke parë influencën Ruse në Ballkan dhe vecanërisht aleancat politike, ushtarake dhe ekonomike me Serbinë, Republika Sërbska në Bosnjë dhe tensionet e krijuara në kufi me Kosovën apo Malin e Zi.
Theks i vecantë ju vu garantimit të pavarësisë energjitike të rajonit dhe Europës nga Rusia si dhe mbështetjen që mund të japin SHBA. Shqipëria ka një rol të vecantë në ndërtimin e TAP.
Kompanitë Amerikane po tregojnë interes të vecantë për bashkëpunim në Shqipëri në fushën e energjisë si dhe mundësinë për të prurë ELNG në Shqipëri, duke e kthyer atë në një pikë të rëndesishme në rajonin e Ballkanit.
Po ashtu ndikimi i Rusisë në Europën juglindore do të përbëjë një problem të madh për vendet e këtij rajonit dhe interesat ekonomike të tyre”, tha Mediu, thuhet ne njoftimin per shtyp shperndare per mediat.
Mediu u takua me Senatorin Jim Inhofe N/Kryetari i Komitetit te Mbrojtjes dhe Sigurisë, Senatorin James Lankford anetar i Komitetit për Sigurinë e Brendëshme dhe Energjine, Senatorin Mike Lee anëtar i Komitetit të Drejtësisë dhe ekonomisë, Kongresmenin Pete Sessions në Komisionin e Financave dhe Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Kongresmenin Michael McCaul në komisionin e Jashtëm dhe Kongresmenin Mike Gallager anetar i Komitetit të Sigurisë.







