• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Çmimi i naftës rritet sërish mëngjesin e sotëm
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Çmimi i naftës rritet sërish mëngjesin e sotëm

25 February, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Çmimet e naftës janë rritur sërish të premten, pas shqetësimeve për shtrëngim të furnizimeve, teksa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e dytë.

Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur për më shumë se 2 për qind, përkatësisht 101 dollarë për fuçi, ndërkohë që luftimet janë shtuar afër kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Mirëpo tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi janë stabilizuar pasi investitorët kanë vlerësuar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë goditur Rusinë me sanksione.

Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe në botë e naftës së papërpunuar, pas Arabisë Saudite. Ajo është edhe eksportuesja më e madhe në botë e gazit natyror.

Evropa merr gati një të tretën e naftës së saj dhe rreth 40 për qind të gazit nga Rusia, përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër territorin ukrainas.

Pas prezantimit të sanksioneve, janë rritur shqetësimet për rritje të çmimeve të naftës dhe mungesë furnizimesh në nivel botëror. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ UEFA merr vendimin, i heq nga duart Rusisë finalen e Champions. Ja ku do të luhet...
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Shqipëria thirrje Rusisë: Tërhiqu nga rruga agresionit. Në rrezik paqja e siguria në botë

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT