Sërish shpërthime gjatë natës në Kiev! Pas mesnatës një alarm për sulme ajrore ra në të gjithë rajonin e Kievit dhe në Chernihiv.
Shefi i zyrës së presidentit, Andriy Yermak, u ka kërkuar qytetarëve që të mos e anashkalojnë rrezikun.
“Mbrojtja ajrore po vepron rreth hapësirës ajrore të Kievit. Qëndroni në strehimore deri në fund të sulmit!”, paralajmëruan autoritetet.
Ndërkohë një ndërtesë nëntëkatëshe u përfshi nga flakët në Kiev. Zjarri në çatinë e godinës është shkaktuar nga rënia e mbeturinave gjatë sulmit në kryeqytet. Kjo u raportua nga kryetari Vitaly Klitschko: “Nuk kemi raportime për viktima”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vazhdon turin e tij diplomatik: pas ndalesës së tij në Ligën Arabe, ai do të jetë i pranishëm sot në takimin e G7 në Hiroshima.
Dhe një lajm i mirë për Kievin vjen nga samiti. Sanksionet e reja u dakorduan për Moskën. Dhe Joe Biden ka informuar udhëheqësit e G7 se SHBA do të trajnojë pilotët ukrainas për të përdorur aeroplanët e gjeneratës së katërt, duke përfshirë F-16.
Ndërkohë, Moska po ndalon 500 amerikanë të hyjnë në vend, përfshirë ish-presidentin Barack Obama.


