• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Ambasadori i SHBA Christopher Hill: Serbia duhet të vendosë se ku do të qëndrojë…
Home
Botë

LUFTA NË UKRAINË/ Ambasadori i SHBA Christopher Hill: Serbia duhet të vendosë se ku do të qëndrojë…

13 June, 2022 s.autor Botë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, më 13 qershor, deklaroi se Serbia duhet të mendojë se ku qëndron e ardhmja e saj dhe nëse “ky pozicion neutral” i Beogradit zyrtar është i qëndrueshëm.

Ai tha se në këtë mënyrë, Serbia duhet të marr vendimin e vet.

Hill u tha gazetarëve në Beograd se ajo që ndodhi në Ukrainë “është sulm brutal ndaj atij vendi dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve, është diçka krejtësisht e papranueshme në këtë shekull”.

Ai shtoi se një zhvillim i tillë nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga shkurti dhe se ne të gjithë duhet të mendojmë sërish se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, tha ai.

I pyetur se cili duhet të jetë prioriteti (për Serbinë) në këtë moment – vendosja e sanksioneve kundër Rusisë apo normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, Hill u përgjigj se këto janë çështje për autoritetet serbe.

“Unë mendoj se kjo është pyetja që duhet t’ua bëni përfaqësuesve të qeverisë suaj, unë përfaqësoj qeverinë amerikane këtu dhe nuk jam këtu për të dhënë këshilla, kështu që ju duhet të gjeni me autoritetet serbe përgjigjet për këto pyetje “, tha Hill.

Serbia ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në Kombet e Bashkuara, ndërkaq në Komitetin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut votoi për përjashtimin e Rusisë nga ky trup ndërkombëtar.

Megjithatë, zyrtarët serbë kanë përmendur vazhdimisht se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të lidhjeve miqësore me atë vend, si dhe për shkak të varësisë energjetike nga Rusia dhe qëndrimit të Kremlinit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

Vendet e Bashkimit Evropian, si dhe SHBA-ja, i kanë kërkuar vazhdimisht Beogradit zyrtar që të harmonizojë politikën e tij të jashtme me atë të Perëndimit.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article USHTARI I RËNË NË LUFTË/ Vogëlushja ukrainase viziton varrin e të atit për ditëlindje
Previous article TRE MILION NUMRA TË SHQIPTARËVE NË SHITJE ONLINE/ Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Do hetojmë si herët e tjera

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET IRANIN/ Teherani kërcënon me hakmarrje: Do marrin mësime të paharrueshme Botë

SHBA GODET IRANIN/ Teherani kërcënon me hakmarrje: Do marrin mësime të paharrueshme

RUSIA GODET UKRAINËN ME SULME AJRORE/ Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev Botë

RUSIA GODET UKRAINËN ME SULME AJRORE/ Një i vdekur dhe shtatë të plagosur në Kiev

URDHËRON SULME NDAJ IRANIT/ Trump: Portat e ferrit do të hapen. SHBA paralajmëron qytetarët në mbarë botën Botë

URDHËRON SULME NDAJ IRANIT/ Trump: Portat e ferrit do të hapen. SHBA paralajmëron qytetarët në mbarë botën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT