• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË SIRI/ Erdogan premton vendosjen e zonave të sigurta në operacionin ushtarak
Home
Nderkombetare

LUFTA NË SIRI/ Erdogan premton vendosjen e zonave të sigurta në operacionin ushtarak

25 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Turqia do të marrë masa në lindje të Lumit Eufrat në Siri dhe do të vendosë zona të sigurta, ashtu siç ka bërë në veriperëndim të këtij shteti, ka deklaruar të hënën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Reuters.

Më herët gjatë këtij viti, Turqia ka nisur operacion ushtarak për të fituar kontrollin e rajonit Afrin në Siri, zonë, e cila më parë zotërohej nga kurdët sirianë në kuadër të Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG). Këtë të fundit, Ankaraja e konsideron organizatë terroriste.

“Me vullnetin e Zotit brenda një periudhe kohore, do të rrisim numrin e zonave të sigurta në Siri, duke rrethuar rajonin në lindje të Eufratit”, ka thënë Erdogan në një fjalim gjatë një vizite në Nju Jork, shkruan REL.Erdogan ka paralajmëruar në të kaluarën për operacione ushtarake kundër YPG-së, në kufirin me Sirinë madje nëse është e nevojshme edhe në veri të Irakut.

Mirëpo zgjerimi i fushatës ushtarake të Turqisë, në territoret e kontrolluara nga kurdët rrezikon përballjen me trupat e Shteteve të Bashkuara, të cilat janë të pozicionuara me forcat kurde në lindje të lumit Eufrat.

Njësitet kurde janë kthyer në aleatin kyç të SHBA-së, pas luftimit të grupit ekstremist, Shteti Islamik në Siri. Komentet e Erdoganit kanë ardhur një javë pasi ai dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kanë bërë të ditur një marrëveshje, në të cilën trupat ruse dhe ato turke do të krijojnë një zonë të demilitarizuar në rajonin Idlib të Sirisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ACAROHET SITUATA/ Rusia do të furnizojë Sirinë me sisteme të reja raketore
Previous article Këto tipare të veçanta të shenjave të horoskopit do t'ju habisin

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT