Presidenti i SHBA Donald Trump ne reagimin e tij te pare pas sulmit me raketa të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi Sirinë ka theksuar se “sulmet ajrore u ekzekutuan në mënyrë të përsosur”.
Në një postim ne Twitter, pas sulmeve ajrore në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, Trump falënderoi partnerët e koalicionit Francë dhe Britani të Madhe duke shtuar se sulmet “nuk mund të kishin pasur një rezultat më të mirë”.
Nderkohe qe Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kane nisur sulmet ushtarake kundër qeverisë së presidentit Asad për shkak të përdormit të armëve kimike nga Siria kundër banorëve të saj, vjen reagimi i pare nga Pentagoni per ate qe do te pasoje me tej.



