• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË SIRI AFËR KAPITULLIMIT/ Ja kështjella e fundit e kryengritësve
Home
Europë

LUFTA NË SIRI AFËR KAPITULLIMIT/ Ja kështjella e fundit e kryengritësve

21 August, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Lufta midis Bashar Al-Assadit dhe kundërshtarëve të tij po i afrohet fundit. Kryengritësit kanë nën kontroll vetëm provincën Idlib në Sirinë Veriore. Shumë vëzhgues kanë frikë për një ofensivë të trupave qeveritare.

Në Idlib është bërë ngushtë: qindra mijëra vetë nga të gjitha pjesët e Sirisë kanë kërkuar strehë këtu, në veri të vendit, në kufi me Turqinë – ose i kanë sjellë vitet e fundit këtu. Para së gjithash kundërshtarë të udhëheqjes në Damask: grupe kryengritësish arabë; të ashtuquajtur opozitarë të moderuar, islamistë militantë dhe terroristë të spektrit të Al-Kaidas.

 

Tani, kur kundërshtarët e qeverisë janë mundur thuajse në të gjitha pjesët e tjera të vendit, shumë sirianë dhe vëzhgues ndërkombëtarë llogarisin që një ofensivë kundër kështjellës së kryengritësve është në prag të derës. Gjenerali Mahmoud Ali, një kundërshtar i udhëheqjes në Damask thotë se Idlibin e pret një katastrofë e madhe humanitare.

“Provinca Idlib është një zonë e mbipopulluar, në të cilën jetojnë rreth tri milionë e gjysmë njerëz. Pritet që shumë njerëz të kërkojnë të marrin arratinë. Po ku të venë? A do ta hapë Turqia kufirin?”

Në këtë rast Turqia do të merrte përgjegjësinë për më shumë se një milion refugjatë, thotë Ali.

Banorët e Idlibit, që kanë jetuar gjithmonë këtu dhe që nuk duan të kenë të bëjnë fare me luftën, druhen se do të bien midis fronteve. Më parë Idlibi konsiderohej “provincë e harruar” – një rajon, të cilin qenë para së gjithash të rinjtë që preferonin ta linin pas vetes. Por sot Idlibi ka rreth dyfishin e banorëve që kishte para fillimit të luftës. Një e treta e tyre janë fëmijë.

Jan Egeland, ndihmëskoordinator i OKB-së për Sirinë kërkoi që në fillim të gushtit negociata të menjëhershme për të penguar një kasaphanë.

“Kjo zonë kërkon me forcë një zgjidhje diplomatike, kërkon diplomatët më të mirë, ushtarakët më të mirë, që mund të ulen së bashku dhe të bien dakord – duke e ditur mirë se nuk ka Idlib tjetër, ku mund të evakuohen njerëzit. Këtu ne duhet të kemi negociata paqësore dhe të arrijmë marrëveshje”, thotë Egeland.

Turqia kundër një ofensive në Idlib

Edhe qeveria turke synon ta pengojë patjetër një ofensivë, në mënyrë që në Turqi të mos vërshojnë qindra mijëra refugjatë të tjerë. Një shkak pse do të takohet Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në fundjavë me Presidentin rus Vladimir Putin, me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Ahmed Ramadan, nga koalicioni opozitar sirian me seli në Stamboll është po ashtu për një zgjidhje politike.

“Po të sulmojnë rusët në Idlib, ekziston rreziku që të përdorin me armët e tyre fuqi zjarri të madhe dhe të kenë si objektiv infrastrukturën dhe rajonet e banimit të popullatës civile. Regjimi sirian nuk mund të veprojë në Idlib ushtarakisht pa dritë të gjelbër nga Rusia.”

Prandaj do të ishte edhe më i rëndësishëm një dakordim midis Rusisë dhe Turqisë, për t’ia kursyer Idlibit një përplasje ushtarake, thotë Ramadani.

Ende duket e mundur një zgjidhje me negociata. Por koha nuk pret: në dy javët e kaluara u transportuan ushtarë në periferi të provincës Idlib, edhe automjete dhe municion. Dhe pushtetmbajtësi i Sirisë, Bashar Al Assad ka bërë të ditur se do të ripushtojë çdo centimetër katror të vendit të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË GJIROKASTËR/ 20 vjeçari RREH keq pronarin e makinës. Pas kësaj i thyen edhe... (EMRI)
Previous article U DËMTUA BRAVO/ Manchester City arrin marrëveshje me një SUPER portier të ri

k.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT