• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË LINDJEN E MESME/ Presidenti Biden bisedë telefonike me Netanyahun: Të ulen tensionet në Gaza
Home
Nderkombetare

LUFTA NË LINDJEN E MESME/ Presidenti Biden bisedë telefonike me Netanyahun: Të ulen tensionet në Gaza

19 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka thënë kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai pret që të ulen tensionet në Gaza. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Biden ka biseduar përmes telefonit me Netanyahun, duke i kërkuar që të lëvizë në drejtim të arritjes së armëpushimit.

SHBA-ja është një vend aleat i Izraelit dhe deri më tani ka kundërshtuar një deklaratë të përbashkët të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për konfliktin. Më herët Netanyahu tha se ushtria izraelite po tregon kujdes ndaj objektivave që po shënjestrën. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, së paku 215 palestinezë, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë, janë vrarë nga sulmet izraelite. Në Izrael, 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë nga sulmet e militantëve me raketa, kanë thënë zyrtarët atje.

Agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara, Ocha, tha se 52,000 njerëz në Gaza janë zhvendosur – nga të cilët 47,000 janë larguar në shkollat e OKB-së. Dhuna është përshkallëzuar qysh më 10 maj, pas disa ditësh trazira pranë kompleksit të Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor. Të mërkurën, katër raketa u shkrepën nga Libani në Izrael. Ushtria e Izraelit u përgjigj duke sulmuar “një numër objektivash në territorin libanez”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TRUPAT U SHARRUAN DHE U FUTËN NË VALIXHE"/ Akuzohet se urdhëroi vrasjen e prindërve, ekstradohet në Itali djali i çiftit Pasho
Previous article SHPALLJA "NON GRATA"/ Reagon Sali Berisha: Ju ftoj të bëni publike çdo fakt e dokument që keni kundër meje

Delo.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT