Një 50-vjeçar, kalimtar në rrugë, ka mbetur i vdekur nga përplasja me armë zjarri e dy grupeve në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 4. Raportohet edhe për 7 të plagosur.
Gjashtë prej tyre ndodhen në spitalin e Durrësit dhe një në gjendje të rëndë në Tiranë.
Policia ka shoqëruar dy persona si autorë të vrasjes së 50-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Identifikohet viktima në Kavajë. Ai është Ramazan Hasalliu 50-vjeç, ndërsa në momentin që e kanë kapur plumbat nga shkëmbimi i zjarrit mes bandave ka qenë duke blerë bukë.


