• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË GAZA/ Izraeli shkatërron 79 % të xhamive dhe 3 kisha
Home
Nderkombetare

LUFTA NË GAZA/ Izraeli shkatërron 79 % të xhamive dhe 3 kisha

5 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Çështjeve Fetare në Gaza ka njoftuar se Izraeli gjatë luftës gjenocidale kundër palestineze në territorin e bllokuar ka shkatërruar 79 për qind të xhamive, si dhe tre xhami, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze theksoi se ushtria izraelite gjatë bombardimeve të saj të intensifikuara ka rrafshuar 814 nga gjithsej 1.245 xhami të Gazës dhe ka dëmtuar rëndë 148 të tjera.

Së bashku me xhamitë, gjithashtu edhe tre kisha u shkatërruan, si dhe 19 nga 60 varrezat e territorit palestinez u shënjestruan qëllimisht.

Sipas ministrisë, kostoja financiare e vlerësuar e dëmit në pronat e ministrisë është 350 milionë dollarë.

Më tej, ministria gjithashtu akuzoi ushtrinë izraelite për përdhosjen e varreve, zhvarrosjen e trupave dhe kryerjen e akteve brutale të dhunës kundër atyre që vdiqën, si vjedhja e mbetjeve dhe gjymtimi i tyre

Përveç shkatërrimit të vendeve të adhurimit, ministria palestineze theksoi se 11 objekte administrative dhe arsimore nën autoritetin e saj u shkatërruan, që përbënin 79 për qind të strukturave të tilla në Gaza.

Më tej, po ashtu theksohet se forcat izraelite vranë 238 punonjës të saj dhe arrestuan 19 të tjerë gjatë ofensivave tokësore në territor.

Ministria e Gazës dënoi sulmet në objektet fetare të Gazës dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë qeveritë botërore dhe organizatat islame, të ndërhyjnë menjëherë për të ndalur “luftën e vazhdueshme të shfarosjes”.

Izraeli vazhdon me ofensivën brutale ndaj Rripit të Gazës pas sulmit nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Sipas autoriteteve lokale, të paktën 41.800 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 96.800 të tjerë janë plagosur.

Sulmi izraelit ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e territorit palestinez mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Për veprimet e tij në Gaza, Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET SHKAKU I ZJARRIT NË AZIL/ Digjen disa dhoma! Të moshuarit u bllokuan brenda
Previous article U DOGJ ME BENZINË NGA BASHKËSHORTI/ Melisa Trëndafili tregon kërcënimet: Konsumonte drogë, më thoshte...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT