“Hamasi e ka mirëpritur propozimin e armëpushimit në Gaza dhe ne tani presim përgjigjen e Izraelit”.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry , i cili po viziton sot Madridin.
“Propozimi për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe një shkëmbim të të burgosurve duhet të pranohet. Deklaratat e para të Hamasit tregojnë se e ka mirëpritur marrëveshjen e propozuar dhe tani ne presim përgjigjen izraelite,” tha Shoukry gjatë një konference për shtyp.