• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË GAZA/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë
Home
Nderkombetare

LUFTA NË GAZA/ Bombardimet e Izraelit lënë 71 të vrarë në 24 orët e fundit, sulmohet edhe Alepo! Jemeni i përgjigjet me raketë

3 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Bombardimet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë lënë të paktën 71 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në Rripin e Gazës.

U regjistruan të paktën 34 sulme ajrore nga IDF. Këtë e raporton Al Jazeera, duke cituar qeverinë e Rripit, të udhëhequr nga Hamasi.

Sulme të rënda janë raportuar në të gjithë enklavën e rrethuar, duke përfshirë të ashtuquajturën zonë humanitare al-Mawasi dhe kampin e refugjatëve Jabalia, në Gazën veriore, e cila është bombarduar vazhdimisht ditët e fundit.

“Sulmet ajrore izraelite shënjestruan civilët dhe infrastrukturën në krime të tmerrshme që shtuan rekordin e trishtuar të pushtimit”, denoncoi Hamasi.

Në bombardimet e djeshme (2 Janar) u vranë edhe shefi i policisë së Hamasit dhe zëvendësi i tij.

Kurse ditën e sotme, Izraeli njoftoi se një raketë e lëshuar nga Jemeni, nga rebelët Houthi, e kaloi kufirin.

“Një raketë u identifikua duke kaluar nga Jemeni në territorin izraelit. Përgjuesit u nisën drejt objektivit, detajet janë duke u shqyrtuar”, thuhet në një deklaratë në kanalin Telegram të ushtrisë, por pa dhënë detaje të tjera për dëmet.

Por nga ana tjetër, Forcat Ajrore të Izraelit kryen edhe katër sulme ajrore kundër objektivave në jug të Alepos, në Siri, në frontin e tretë të tyre të luftës.

Këtë e raporton televizioni shtetëror sirian. Transmetuesi al-Mayadeen raportoi se fabrikat e armëve që i përkisnin regjimit të rrëzuar të Bashar al-Asadit u goditën në bastisje, informon ‘La Repubblica’.

Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë gjithashtu kanë mbërritur në Damask, në kuadër të bisedimeve të paqes dhe vendosjes së qeverisë së re pas largimit të Assad, ish-presidentit të arratisur në Rusi prej 8 Dhjetorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I ËMBËL/ Einxhel Shkira dhe Dj Dagz do të bëhen prindër për herë të dytë
Previous article PAMJET/ Media: Hajduti shqiptar Dorian Puka sfidon autoritetet britanike, feston Vitin e Ri në një klub nate në Londër...

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT