• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTA NË DISTANCË”/ SHBA planifikon sanksione më të rrepta për Rusinë
Home
Nderkombetare

“LUFTA NË DISTANCË”/ SHBA planifikon sanksione më të rrepta për Rusinë

15 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Ligjvënësit amerikanë kanë rritur presionin mbi Rusinë pasi administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, zbuloi planet për sanksione të reja kundër Moskës.

“Ne kemi në plan të vendosim një raund të dytë të rreptë të sanksioneve mbi Rusinë”, tha Manisha Singh, ndihmës sekretare për Byronë e Çështjeve Ekonomike dhe të Biznesit të Departamentit të Shtetit, para ligjvënësit në një seancë dëgjimore të komitetit të dhomës.

Anëtarët e Kongresit u ankuan që administrata e Trump kishte qenë shumë ngurruese për të goditur Rusinë me sanksione pas dyshimeve për përdorimin e një agjent nervor ndaj një ish-spiuni në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Trump për më tepër parapëlqente përmirësimin e marrëdhënieve me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas Manisha Singh, administrata Trump tani ka hartuar një plan më të ashpër të sanksioneve kundër Rusisë që do të vendosen në nëntor.

Sanksionet e reja synojnë forcimin e sigurisë së mbarëvajtjes së zgjedhjeve afatmesme të kongresit që mbahen në nëntor. Sanksionet pritet të jenë bankare, si dhe të ndalojnë prokurimin e artikujve të mbrojtjes, të ndihmës së parë, etj.

Sipas SHBA-së, sanskionet do të mundëosjnë që Kombet e Bashkuara të kryejnë “inspektime dhe të pranojnë një pohim se [Rusia] nuk do të përdorë më agjentët e nervave ndaj njerëzve”. Singh vuri në dukje se Rusia nuk do t’i nënshtrohet sanksioneve të reja nëse ajo u siguroi inspektorëve garanci “të verifikueshme”.

Raundi i parë i sanksioneve kishte kufizuar eksportet në Rusi të mallrave dhe teknologjive amerikane të konsideruara të ndjeshme në baza të sigurisë kombëtare, duke përfshirë elektronikë, lazer dhe disa teknologji të specializuara të prodhimit të naftës dhe gazit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT NDAJ SHBA/ Erdogan: Po bën përpjekje për vrasje ekonomike të Turqisë
Previous article KËNDON E TUND TË PASMET/ Tayna super seksi "çmend" fansat

k.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT