Lufta ndaj trafikut të lëndëve narkotike ka sjellë një sukses të madh gjatë ditës së sotme.
Një sasi rekord prej 650 kg kokainë është sekuestruar në Portin e Livornos në Itali.
Siç raportojnë mediat italiane droga ishte e ndarë në 582 pako në 23 çanta dhe ishte fshehur në një kontenier me kafe.
Sipas autoriteteve italiane kjo është sasia më e madhe e kapur në 10 vitet e fundit.
Lidhur mbi situatën ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale ka përshëndetur operacionin: Ju them faleminderit në emër të të gjithë italianëve.


