Një nismë e veçantë për të sjellë sadopak një atmosferë ndryshe për bluzat e bardha që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 dhe për ata që po kalojnë ditët më të vështira të tyre, të shtruar në spital të prekur nga koronavirusi.
Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj dhe partneri i saj në art dhe jetë, Vitmar Basha iu përgjigjën menjëherë ftesës së autoriteteve shëndetësore për të dhuruar muzikë për bluzat e bardha dhe pacientët.
Në dritaret e spitalit Infektiv sheh bluzat e bardha, mjekë e infermierë me veshjet mbrojtëse, teksa duartokasin dhe shijojnë melodinë e zërit të veçantë të Çibukajt.
“Këngët e dashurisë këndohen për njerëzit e zemrës. Erdhëm t’iu bënim një serenatë të vogël për të gjithë ju, nga zemra”, iu drejtua këngëtarja Marsela Çibukaj mjekëve që në këto momente siç ajo u shpreh janë kthyer në njerëzit më të dashur për shqiptarët.
Pak muzikë në pushimin e drekës 🎉Marsela Cibukaj dhe Vitmar Basha, në një suprizë të bukur për stafin mjekësor të Spitalit Infektiv në QSUT. 🎤Pak muzikë 🎼për të ndryshuar sadopak situatën dhe lodhjen e uniformave të bardha. 👩⚕🧑⚕👨⚕Përulemi para jush! Faleminderit për shpresën dhe çdo jetë që shpëtoni. 🙏
Gepostet von Erion Veliaj am Freitag, 24. April 2020



.jpg)
