• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NDAJ DROGËS NË FILIPINE/ Gjykata e Hagës nis hetim ndaj Dutertes
Home
Nderkombetare

LUFTA NDAJ DROGËS NË FILIPINE/ Gjykata e Hagës nis hetim ndaj Dutertes

8 February, 2018 luljetaautor Botë, Nderkombetare

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës nisi një hetim paraprak mbi dyshimet për krime kundër njerëzimit të kryera nga presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, në “kryqëzatën” e tij brutale kundër drogës.

Gjykata mori vitin e shkuar një raport që paraqiste prova se, Duterte ishte përgjegjës personalisht për ekzekutimet pa gjyq dhe vrasjet masive gjatë 3 dekadave, që kur ai nisi luftën kundër drogës në vitin 1988, ndërsa ishte kryebashkiak i qytetit Davao.

Statistikat zyrtare në Filipine tregojnë se, 4.000 njerëz janë vrarë nga policia në operacionet antidrogë, që kur Duterte u bë president. Por, në raportin e prezantuar nga një avokat filipinas shkruhet se, bilanci i viktimave i kalon 8.000.

Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale thanë se do të hetojnë dyshimet për krime, të kryera të paktën që prej 1 korrikut 2016, në kuadër të fushatës kundër drogës.

Nisma është hetimi i parë paraprak që kjo gjykatë zhvillon në një komb në juglindje të Azisë. Opozita filipinase tha se hetimi i gjykatës tregon se akuzat ndaj Dutertes kanë legjitimitet në luftën e përgjakshme kundër drogës, që ende vazhdon.

Në krahun tjetër, zëdhënës të Dutertes thanë se hetimi është humbje kohe dhe parash nga gjykata ndërkombëtare, madje përbën edhe shkelje të sovranitetit të Filipineve.

Që prej marrjes së pushtetit në vitin 2016, Duterte nisi fushatën e premtuar kundër drogës dhe kritikët e tij thonë se policia ekzekuton e mbrojtur nga presidenti. Vet Duterte nuk ka folur për hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, por më herët e ka cilësuar atë si një institucion plehrë, hipokrit dhe të padobishëm, madje edhe e ka sfiduar që ta gjykojë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktori hollivudian thirrje të fortë: Hiqni dorë nga Facebook (FOTO)
Previous article VIDEO/ E mbani mend arbitrin që na gjykoi me Izraelin? Shihni si e merr dhe e fut në gojë...

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT