• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NDAJ COVID-19/ Në Gjermani shtohen vdekjet, Franca ashpërson shtetrrethimin
Home
Nderkombetare

LUFTA NDAJ COVID-19/ Në Gjermani shtohen vdekjet, Franca ashpërson shtetrrethimin

15 January, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Evropa prej javësh ka nisur vaksinimin e grupeve të rrezikuara megjithatë situata epidemiologjike nuk po përmirësohet. Gjermania raportoi 1.244 vdekje nga COVID në një ditë, rekord që nga fillimi i pandemisë dhe institucionet shëndetësore paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet për shkak të mutacioneve virusit.

“Nuk mund ta vlerësojmë ende ndikimin e këtyre varianteve tek situata në Gjermani, por ato mund të gjejnë terren dhe të çojnë në intensifikimin e rasteve brenda pak kohe. Ndaj situata mund të përkeqësohet. Për këtë arsye është me rëndësi që masat të zbatohen në mënyrë sistematike. Duhet ta parandalojmë përhapjen e këtyre varianteve”, tha Lothar Wieler, drejtor i institutit “Robert Koch”.

Ndërkohë që në vend janë zgjatur masat izoluese deri në 10 javët e ardhshme në varësi të situatës.

Franca në anën tjetër do të përforcojë armëpushimin në vend nga 6 e pasdites deri në 6:00 të mëngjesit në të gjithë vendin, ka njoftuar kryeministri Jean Castex, masë që do të qëndrojë në fuqi për 15 ditë. Më parë në vend shtetrrethimi fillonte në orën 20:00 deri në 6 të mëgjesit.

“Kjo masë bazohet në një logjikë për parandalimin e epidemisë. Ajo na lejon të avancojmë përgjigjen tonë dhe të shmangim masa më të ashpra, të cilat i provuam dy herë vitin e kaluar”, tha Castex.

Për të parandaluar përhapjen e dy varianteve të identifikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, të cilat janë më të transmetueshme, që çdokush nga jashtë Bashkimit Evropian do të duhet të tregojë një test negativ përpara se të udhëtojë dhe do të duhet t’i nënshtrohet një karantine shtatë ditore, në fund të së cilës do të duhet të bëjë një test të dytë.

Spanja në anën tjetër raporton rritje të rasteve, gjatë 24 orëve të fundit raportoi 35 mijë e 878 raste infektimi dhe 201 vdekje. Vendi Iberik ka kaluar sërish kuotën e 500 rasteve për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit.

Portugalia ka raportuar 10 mijë e 700 infeksione një ditë para se vendi të nisë masat e reja kufizuese që pritet të zgjasin një muaj, në përpjekje për të frenuar valën e tretë të pandemisë.

Frika për përhapjen e variantit të COVID të konstatuar në Brazil ka detyruar qeverinë britanike të ndalojë fluturimet nga Portugalia dhe Amerika e Jugut.

Edhe Suedia raportoi të enjten një numër rekord vdekjesh nga COVID në një ditë të vetme, duke e çuar totalin mbi 10 mijë, edhe pse infeksionet po bien.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGRICAT "PUSHTOJNË" VENDIN/ ARRSH: Rrugët ku duhet të përdoren zinxhirët
Previous article "ZEMRA IME ËSHTË..."/ Sara Hoxha poston FOTON e veçantë me vajzën dhe i dedikon fjalë të ngrohta

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT