• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Ministri i Mbrojtjes në takimin e 8-të të Grupit të Kontaktit në Gjermani: Paketë tjetër donacionesh për Ukrainën
Home
Politikë

LUFTA/ Ministri i Mbrojtjes në takimin e 8-të të Grupit të Kontaktit në Gjermani: Paketë tjetër donacionesh për Ukrainën

20 January, 2023 s.autor Politikë

Ministri i Mbrojtjes zoti Niko Peleshi mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u zhvillua në Bazën Ajrore në Ramstein, Gjermani më 20 janar 2023.

Ky ishte takimi i tetë i ministrave dhe shefave të shtabit të mbi 50 vendeve të botës si dhe të Ukrainës që prej fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Takimi që u drejtua nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve z. Lloyd J. Austin III u fokusua në vijimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, si dhe çështjet e tjera të sigurisë, me të cilat përballen Aleatët dhe Partnerët e NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi popullin ukrainas për kurajon dhe vendosmërinë e treguar si dhe lidershipin e qeverisë, teksa po mbushet një vit që nga nisja e luftës. Gjithashtu, ministri Peleshi i shprehu ngushëllime ministrit ukrainas për jetët e humbura nga sulmet e fundit ruse ndaj popullit ukrainas.

Më tej, Ministri Peleshi përmendi kontributin që Shqipëria ka ofruar për Ukrainën, ndërsa njoftoi përgatitjen e paketës së radhës, në koordinim dhe bashkëpunim me Aleatët dhe Partnerët tanë.

Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën (UDCG), është një iniciativë e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve, që mbledh së bashku aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe sfidat e sigurisë që duhen përballuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË/ Bashkëshorti i Rita Orës: Nëse doni të martoheni me një shqiptare, ju më mirë mësoni…
Previous article SEKUESTROHEN 64 KG MARJUANË NË KUFIRIN GREKO-SHQIPTAR/ Arrestohet shoferi dhe një grua që kontrollonte rrugën

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT