Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka deklaruar se një zgjidhje e situatës në Gaza do të mundësonte uljen e tensioneve edhe në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Guterres tha se është jashtëzakonisht i shqetësuar për Libanin.
“Ne nuk mund të kemi një Gaza tjetër në Liban. Është absolutisht thelbësore të shmanget një luftë në Liban që do të jetë shkatërrimi i vendit”, tha Guterres.
Guterres bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim humanitar për të lehtësuar lirimin e pengjeve, për të ofruar ndihmë humanitare efektive për popullin e Gazës dhe për të lehtësuar një negociatë serioze për de-përshkallëzimin e situatës në Liban.