• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA ME RUSINË/ Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajonit
Home
Nderkombetare

LUFTA ME RUSINË/ Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajonit

18 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Premtimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për t’i dhënë fund shpejt luftës në Ukrainë, po shkakton shqetësime tek fqinjët e Rusisë. Siç njofton nga kufiri i Estonisë me Rusinë korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina, në Estoni disa kanë frikë se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mund të forcojë Moskën.

Oficerët e ushtrive estoneze, britanike dhe franceze vrojtojnë kufirin me Rusinë nga rajoni estonez i Narvës, shenjë e një konfrontimi të heshtur që të kujton një kohë të kaluar.

Më pak të heshtura janë manovrat që këta tre anëtarë të NATO-s po kryejnë në Estoni dhe që synojnë përgatitjen për ndonjë ndërhyrje të mundshme tokësore nga forcat e Moskës.

“Kjo është toka e estonezëve, është territori i tyre, ata duhet ta dinë se ne do të luftojmë për ta kudo që të kenë nevojë në tokën e tyre”, thotë për Zërin e Amerikës, Major Chris Pyman i ushtrisë britanike.

Estonia ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës dhe ka shqetësimet e veta për synimet e Rusisë. Këto shqetësime janë rritur pas njoftimeve që citojnë këshilltarët e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, të kenë thënë privatisht dhe publikisht se po shqyrtojnë plane që përfshijnë paqen në këmbim të lëshimeve territoriale në Ukrainë.

Ekipi i Presidentit të zgjedhur Trump është distancuar nga këto pretendime. Megjithatë, njoftimet kanë ngjallur shqetësim tek zyrtarët estonezë.

“Nga perspektiva jonë, pa dyshim nëse Ukraina nuk mund të hyjë në negociata nga një pozicion force dhe Rusia është në gjendje të fitojë territor, kjo do të vendosë një precedent shumë të keq në aspektin e sigurisë evropiane dhe do të inkurajojë më tej Moskën të ndërmarrë hapa të tjerë në Evropë për të sfiduar NATO-n”, thotë për Zërin e Amerikës Liis Mure, këshilltare e mbrojtjes në ambasadën e Estonisë në Uashington, gjatë një vizite në vendin e saj.

Estonia është një kontribuese kryesore në NATO, duke shpenzuar 3.43 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në aleancë dhe udhëheqësit e saj e mbështesin kërkesën e Presidentit të zgjedhur Trump që anëtarët e NATO-s të rrisin kontributet e tyre.

Në rrugët e Talinit, premtimet e zotit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë shkaktojnë reagime të ndryshme.

“Kam dëgjuar se mund të shkurtojnë disa nga fondet që shkojnë në Ukrainë, gjë që është vërtet shqetësuese”, thotë studentja Mariana Nogma.

“Shpresoj që ai ta ndalë luftën dhe marrëdhëniet mes vendeve tona të përmirësohen dhe jo të përkeqësohen”, thotë Tina Sorokina, një punëtore fabrike.

“Unë nuk mendoj se ai do të sjellë ndonjë ndryshim shumë të madh. Sepse ai mund të flasë shumë për këtë, por nuk mendoj se mund ta ndalojë Putinin të pushtojë”, thotë muzikanti Otto Tamkiri.

Në të dy anët e kufirit mes Estonisë dhe Rusisë, ekzistojnë pikëpyetje të mëdha se çfarë do të sjellë viti 2025 dhe administrata e re e SHBA-së për luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e fqinjëve të tjerë të Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS LARGIMIT TË ABIGEILA VOKSHINA/ Kompozitori Aulon Naçi drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar të Operas
Previous article "TË FRENOJMË TË ARDHURAT E MOSKËS"/ SHBA i kërkon Evropës t’i japë fund varësisë energjetike nga Rusia

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT