• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Mbreti i Spanjës apelon për ‘armëpushim të përhershëm’ në Gaza
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Mbreti i Spanjës apelon për ‘armëpushim të përhershëm’ në Gaza

31 January, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Mbreti i Spanjës, Felipe VI

Mbreti i Spanjës, Felipe VI, bëri thirrje për shpalljen e armëpushimit të përhershëm dhe kërkoi që të garantohet dërgimi i ndihmave humanitare në Gaza e cila sulmohet nga Izraeli.

Mbreti Felipe VI mbajti një fjalim në Pallatin Mbretëror në Madrid duke iu drejtuar ambasadorëve të 126 vendeve të akredituar në Spanjë, ku ai theksoi se “Tragjedia në Gaza trondit ndërgjegjen e njerëzimit”.

Duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për shpalljen e armëpushimit të përhershëm në Gaza dhe për garantimin e dërgimit të ndihmave humanitare për popullin e Palestinës, mbreti spanjoll kërkoi që edhe Hamasi të lirojë pa kushte dhe menjëherë pengjet.

Mbreti Felipe VI përsëriti propozimin që qeveria e koalicionit të majtë në Spanjë ka theksuar me këmbëngulje në komunitetin ndërkombëtar për “zgjidhjen me dy shtete, në të cilën shtetet e Izraelit dhe Palestinës njihen në kushte të barabarta, plotësisht të pavarura dhe me kufij të qartë”.

Mbreti Felipe VI i Spanjës foli edhe për pushtimin rus të Ukrainës, i cili pak kohë më pas do të mbush 2 vite.

“Rusia pushtoi pa arsye dhe në mënyrë të padrejtë Ukrainën. Vendi ynë do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtar për të siguruar paqe globale, të drejtë dhe të përhershme në Ukrainë, në kuadër të respektimit të plotë të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Mbreti Felipe VI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E SHQIPTARES NË FLORIDA/ Renato Muhaj e kishte prerë në fyt, Suela u gjet e mbuluar me gjak
Previous article DETAJET E PARA/ Vodhi automjetin tip Range Rover një natë më parë, policia e arreston në flagrancë duke drejtuar mjetin e grabitur

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT