• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Mbërrijnë kamionët me ndihma në veri të Gazës, bisedimet e Katarit pritet të rifillojnë për marrëveshjen e armëpushimit
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Mbërrijnë kamionët me ndihma në veri të Gazës, bisedimet e Katarit pritet të rifillojnë për marrëveshjen e armëpushimit

17 March, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kamionët që transportonin miell kanë mbërritur në Gazën veriore për t’u shpërndarë në zonat që nuk kanë pasur ndihma për katër muaj, njoftuan sot mediat palestineze, ndërsa zija e bukës po afrohet në enklavë dhe bisedimet për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit pritet të rinisin në Katar.

Një kolonë prej 12 kamionësh mbërriti në veri dje, të shtunën, gjashtë kamionë në qytetin e Gazës dhe gjashtë në kampin e refugjatëve Jabalia.

Fronti i brendshëm i lidhur me Hamasin tha se ndihma po shpërndahej nga “Komitetet Popullore”, një grup që përfshin udhëheqës të klaneve të fuqishme në Gaza.

Një burim i Hamasit tha se rruga ishte siguruar nga personeli i sigurisë së Hamasit.

Presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit po rritet

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se disa pjesë të Gazës po përballen tashmë me urinë, ndërsa spitalet në veri po raportojnë se fëmijët vdesin nga kequshqyerja dhe dehidratimi.

Kriza e urisë ka rritur presionin ndërkombëtar mbi Izraelin, më shumë se pesë muaj pas fushatës së tij tokësore dhe ajrore në Gaza.

Negociatat për armëpushim

Një burim i njohur me bisedimet e armëpushimit të Katarit i tha Reuters se kreu i Mossad, agjencia e inteligjencës izraelite, do t’i bashkohet misionit që shoqëron negociatat me ndërmjetës nga Katari, Egjipti dhe SHBA.

Hamasi paraqiti një propozim të ri për armëpushim javën e kaluar që përfshin shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.

Kabineti i sigurisë i Izraelit do të diskutojë propozimin përpara se delegacioni të largohet.

Netanyahu ka thënë tashmë se propozimi bazohet në “kërkesa jorealiste”, por një zyrtar palestinez tha se shanset për një marrëveshje duken më të mira tani që Hamasi ka dhënë më shumë detaje rreth shkëmbimit të propozuar .

“Ndërmjetësuesit e panë pozitivisht propozimin e ri të Hamasit.”

“Disa në Izrael kanë vlerësuar se organizata ka përmirësuar disi pozicionin e saj të mëparshëm dhe tani është në duart e Netanyahut të thotë nëse një marrëveshje është e afërt,” tha zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN/ Rama: Dronët Bajraktar të FA tanimë me detashmentin e tyre të certifikuar për fluturime pa pilot
Previous article MBYLLJA E ASAMBLESË SË PS/ Klosi: Nisim fazën e tretë të rienergjizimit. Më 12 maj zgjedhje të brendshme

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT