• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“LUFTA KUNDËR KRIMIT…”/ Zbulohet mesazhi i Gledis Nanos drejtuar qytetarëve, ja çfarë u kërkon
Home
Uncategorized

“LUFTA KUNDËR KRIMIT…”/ Zbulohet mesazhi i Gledis Nanos drejtuar qytetarëve, ja çfarë u kërkon

1 February, 2022 s.autor Breaking News, Uncategorized

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano i është drejtuar me një mesazh qytetarëve duke u kërkuar bashkëpunim, mbështetje dhe besim të ndërsjellë në luftën ndaj krimit të organizuar.

Gledis-Nano-Marrja-Detyres-Ardi-Veliu-Policia-Shtetit-ceremonia-Bledi-Cuci-fjalimi (27)

Sipas Gledis Nanos, Policia është angazhuar “me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi”.

“Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve.

Nëse do të besojmë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, ju sigurojmë pa asnjë hezitim, se rrugët e krimit do të jenë gjithmonë e më të rrezikuara, pavarësisht se krimi mundohet të gjejë shtigje, forma dhe mënyra më të sofistikuara për të mbijetuar”, thekson drejtori i Policisë në mesazhin e tij.

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, drejtuar qytetarëve, për më shumë bashkëpunim, mbështetje dhe besim të ndërsjellë!

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ju që në përditshmërinë tuaj, mundoheni me ndërgjegje dhe përgjegjësi qytetare të ndërtoni një jetesë të ndershme për veten dhe familjet tuaja.

Me anë të këtij mesazhi, dua t’ju shpreh falënderimin dhe nderimin më të lartë të gjithëve ju që mbeteni mbështetja dhe vlerësuesi më i drejtpërdrejtë i veprimtarisë së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është angazhuar me të gjithë kapacitetin e saj njerëzor dhe logjistik për t’u përballur dhe për të goditur me vendosmëri krimin e organizuar dhe çdo dukuri, grupim apo ata individë që lidhen ose janë pjesë e integruar e krimit në përgjithësi.

Kjo përballje është luftë pa kthim e pa kompromis, për të arritur rezultatin që e presim bashkërisht: një jetë të denjë për të gjithë dhe ndaj të gjithëve.

Një shoqëri e çliruar nga çfarëdolloj paragjykimi apo kompleksiteti është ajo shoqëri që mbetet në çdo kohë e angazhuar përkrah organizatave ligjzbatuese dhe Policisë së Shtetit. Nëse do të besojmë pa mëdyshje tek njëri-tjetri, ju sigurojmë pa asnjë hezitim, se rrugët e krimit do të jenë gjithmonë e më të rrezikuara, pavarësisht se krimi mundohet të gjejë shtigje, forma dhe mënyra më të sofistikuara për të mbijetuar.

Analizat e punës që zhvilluam në çdo qark të vendit, nuk kishin aspak për qëllim radhitjen e sukseseve dhe trumbetimin e tyre si triumfe ose propagandë deliruese nëpër media, por nxjerrjen në pah të mangësive, me qëllim ndreqjen e tyre, gjetjen e metodave më rezultative për të goditur krimin, me të gjithë fuqinë që na jep ligji, si edhe rikonceptimin e qasjes ndryshe dhe të një marrëdhënieje të re me qytetarët nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit.

Ndaj le të shfaqemi gjithmonë e më të shumtë në numër, duke rritur shkallën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për rrjedhojë më të bashkuar në kauzën që na përfaqëson bashkërisht, duke i dhënë frymë dhe energji pozitive përmbushjes së qëllimit tonë të përbashkët, me objektiv kryesor mbrojtjen e jetës.

Bashkërisht jemi një forcë madhore që në emër të së drejtës për të ndërtuar jetën që meritojmë, shndërrohemi në një potencial të tillë që dobëson e kthen në rrënojë, çdo portë a strehë ku ka zënë vend pamja më e papranueshme për shoqërinë tonë, kriminaliteti, kjo dukuri të cilën vizioni ynë i përbashkët, nuk do ta njohë dhe ta pranojë si një nga gjymtyrët që kërkon të na zhvendosë drejt së ardhmes.

Faleminderit!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Gledis Nano

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEANCA PËR SHKARKIMIN E METËS/ Balla: Ka sulmuar institucionet Kushtetuese dhe ka nxitur dhunë
Previous article "E BËRI QË TË MOS LUAJA"/ Ronaldo "Fenomeni" zbulon prapaskenat: Romario ishte një bir k*rve

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT ARDIAN BALOSHI/ Policia njoftim si ka ndodhur ngjarja, ngrihen pika kontrolli për arrestimin e autorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT