Ambasadorja e ShBA-së Yuri Kim ka vlerësuar procesin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Gjatë takimit në prezantimin e rezultateve të raportit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit, ajo tha se Shqipëria po hedh hapa të rëndësishëm në këtë luftë si dhe ka shprehur mbështetjen e ShBA-së ndaj vendit tonë.
“Faleminderit që më keni ftuar sot. Pak javë më parë unë pata mundësi për të shkuar drejt Thethit. Unë isha gati të dorëzohesha. Kur shoh reformën në drejtësi në Shqipëri. Po shohim progres. Korruspioni është një mal problemesh në Shqipëri por po bëjmë hapa. Kjo është larg ndonjë deklarate fitoreje. Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton një temë për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e vendit. Është në interesin e ShBA që të kemi një aleat që është në gjendje të bëjë pjesën e saj. Jemi përkushtuar që Shqipëria të zërë vendin e saj në shtetet demokratike. Ka pengesa si zyrtarë të korruptuar, poste zyrtare të përdorura për të promovuar palë politike. Qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion. Shqipëria duhet të fillojë vlerësime të rregullta të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të siguruar një ministri të drejtë. Kur të mund të bëni këtë do të keni fituar besimin e njerëzve. Shqipëria ka filluar në këtë rrugë hap pas hapi dhe reforma në drejtësi po jep rezultate. Në mars morët dritën jeshile nga BE. Kjo nuk është deklaratë e fitores. Ne kemi prioritet ngritjen e BKH. Ne presim që të shohim më shumë rezultate” – tha Kim


