• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT/ Prokurori i Përgjithshëm: Deklarimi i pasurive në sistem elektronik nxit hetimin
Home
Aktualitet
Kronikë

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT/ Prokurori i Përgjithshëm: Deklarimi i pasurive në sistem elektronik nxit hetimin

1 March, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka deklaruar se aplikimi për herë të parë i sistemit elektronik të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesave të subjekteve deklaruese do të nxisë një hetim të shpejtë kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë organizuar nga ILDKPKI, Çela u shpreh se shkëmbimi i informacioneve mes dy institucioneve është i rëndësishëm në evidentimin e veprave penale. “Aplikimi për herë të parë i sistemit elektronik të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesave është një hap cilësor në perfeksionimin e instrumenteve ligjore që rrisin efikasitetin e institucioneve përgjegjëse në luftën ndaj korrupsionit. Standardizimi i hedhjes së të dhënave dhe mundësia e përpunimit të tyre në mënyrë optimale ndikon në drejtim të hetimit të shpejtë dhe të plotë të rasteve që lidhen me kallëzimet e ILDKPI-së apo hetimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

E konsideroj të domosdoshëm vijimin e bashkëpunimit në drejtim të shkëmbimit të informacioneve për subjektet e deklarimit periodik të interesave private në ILDKPKI, me qëllim evidentimin e saktë të shkeljeve që përbëjnë vepër penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesave dhe veprave penale të tjera që konkurrojnë me to, ose lidhen me detyrën e subjekteve që kanë detyrim ligjor të bëjnë deklarim periodik. Procesi është mjaft delikat, sepse saktësia e paraqitjes së të dhënave dhe afatet kohore që parashikon ligji mbartin sanksione të natyrës administrative e më tej edhe penale”, tha Çela. Për kryeinspektoren e Përgjithshme të ILDKPKI-së, Evgjeni Bashari, “ky mekanizëm synon të forcojë regjimin e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë, rastet e konfliktit të interesit, si dhe të rrisë transparencën e institucioneve publike”.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, u shpreh se: “Sistemi i ri elektronik i deklarimit të pasurive dhe konfilktit të interesave që u prezantua sot, është një mjet i rëndësishëm për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin midis politikanëve dhe zyrtarëve të lartë publikë. Sistemi i ri do të sigurojë më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri. ‘Ndjekja e parave’ do të jetë tani më efektive, së bashku me monitorimin nga shoqëria civile dhe media”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA RAKETAT S-400 TE AFRIMI ME SHBA/ Ukraina, “vija e kuqe” e Indisë! A do ta tradhtojë aleati Vladimir Putinin?!
Previous article GJASHTË DITË LUFTË/ Ukraina bilanc për humbjet e armikut: U vranë 5710 trupa ushtarakë ruse, shkatërruam 198 tanke dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT