• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Mjekja shqiptare në spitalin italian rrëfen për “Uniformën e Vetëvrasjes”
Home
Sociale

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Mjekja shqiptare në spitalin italian rrëfen për “Uniformën e Vetëvrasjes”

2 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gazetarja Entela Resuli e gazetës DITA ka intervistuar doktoreshën Adelona Salaj, e cila është diplomuar për mjekësi në “La Sapienza” të Romës dhe ka kryer po aty specializimin në kirurgji të përgjithshme.

Ajo jeton në Grosseto, Toskana dhe punon në repartin e kirurgjisë robotike onkologjike dhe të urgjencës.

Spitali është inauguruar 1 vit më parë, por Drejtoria shëndetësore zonale vendosi që kjo strukturë e re të bëhej qendër e të sëmurëve me CoVid-19 për të gjithë rajonin duke pasur në dispozicion 120 shtretër në Terapi Intensive.

Në një moment të intervistës Dr. Salaj flet për atë ajo e quan “uniforma e vetëvrasjes”.

Rrëfen mjekja:

“Situata nuk është aspak e thjeshtë,  për sa i përket ritmeve të punës dhe kushteve në të cilat po punojmë, por edhe për frikën që lexon nëpërmjet syve mbi maskën që ka në fytyrë kolegu përballë, apo sytë gjithë terror që pacienti ka ndërsa të shikon të futur në atë që unë e quaj “Uniforma e Vetëvrasjes. Duhet mësuar përmendësh radha me të cilën vishen e mbi të gjitha rradha si duhen hequr. Çdo gabim apo mos vëmendje paguhet vërtet rëndë”.

Dr. Salaj shton se pjesa emocionale e të sëmurit është pesha më e rëndë e kësaj situate.

“Nga momenti që tamponi del pozitiv ai person është tërësisht i izoluar nga kushdo që e rrethon. Drama psikologjike është një pjesë vërtet e rëndësishme edhe pse në këto kushte emergjence askush nuk po i kushton shumë vëmendje. Atë pjesë të dramës e jeton personeli shëndetësor që ka mundësi të hyje në kontakt me pacientin dhe që gjithmonë mundohet të mbajë shpresë dhe buzëqeshje te sytë. Është e vetmja pjesë e trupit që mund të shikohet poshtë Uniformes se Vetëvrasjes”.

Po pse e quan kirurgia kështu uniformën që duhet të veshë, ose më saktë uniformën e saj të përhershme të kirurges plus uniformën e posaçmw për mbrojtjen nga Covid.

Ajo tregon një rast të një pacienti situata klinike e të cilit ishte kritike.

“Fillova të vishja shtresat e Uniformës, çdo shtresë bëhej gjithnjë e më e bezdisur, dy maska, syzet dhe syzet mbrojtëse. Ndjeja rripin e maskës që më shtypte veshin, ndjeja djersën nga hunda dhe buza, syzet që me visheshin nga afshi i frymëmarrjes sime. Edhe pse e rrezikshme duhet të mbaj hapur valvulat që ajri të mund të dalë sepse është e vetmja mënyre për të operuar përndryshe nuk shihet asgjë nga avulli i frymëmarrjes.

Ah po harrova që, pjesë e uniformës së posaçme për Covid është jo vetëm 2 këmisha me të cilat jam mësuar, sepse i përdorë në përditshmërinë time në sallë operimi, por 3 palë dorashka që duhen vënë dhe hequr me një radhë shumë precize që të mos infektohesh.

Me 3 palë dorashka dhe ndjeshmëria e dorës së kirurgut ndryshon, gjithçka bëhet akoma më e vështirë. Zgjati 2 orë, nga ai moment për mua ajo u quajt Uniforma e Vetëvrasjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Tentoi të vjedhë para në një magazinë, pranga 42-vjeçarit në Mallakastër
Previous article KORONAVIRUSI NË SHBA/ Numri i viktimave nga Covid-19 kalon shifrën 5.000

Delo.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT