• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Japonia u ofron falas 20 vendeve ilaçin kundër COVID-19
Home
Nderkombetare

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Japonia u ofron falas 20 vendeve ilaçin kundër COVID-19

8 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Japonia ofron falas ilaçin kundër gripit për disa vende, përfshirë Turqinë, për të trajtuar pacientët me koronavirusin e ri (COVID-19), deklaroi ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi, shkruan Anadolu Agency.

Siç raporton agjencia e lajmeve Kyodo News, Motegi tha se 20 vende mund të marrin ilaçin Avigan, i cili aktualisht po kalon teste klinike, përfshirë Turqinë, Bullgarinë, Çekinë, Indonezinë, Iranin, Mianmarin dhe Arabinë Saudite.

“Tridhjetë vende të tjera kanë shfaqur interes për ilaçin”, tha Motegi para gazetarëve.

“Ne do të punojmë me vendet e interesuara për zhvillimin e studimeve klinike të Avigan ndërkombëtarisht“, u shpreh ai.

Avigan, i njohur gjithashtu si Favipiravir, është një ilaç antiviral i zhvilluar nga Toyama Chemical e Japonisë për të trajtuar gripin, por studiuesit në Kinë thonë se ka efekt edhe ndaj koronavirusit.

Japonia ka mbi 4.250 raste të konfirmuara me COVID-19 ndërsa 93 kanë vdekur.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe të martën shpalli gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në të paktën 7 prefektura nga 47, përfshirë Tokion, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Masat e reja i lejojnë pushtetit lokal të ndërmarrë hapa më rigoroze parandaluese, përfshirë kërkesën për të qëndruar në shtëpi dhe të kufizojë funksionimin e shkollave dhe shërbimeve të tjera.

Që kur u shfaq në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë globin, me numrin e rasteve të konfirmuara që tani tejkalon shifrën 1.42 milionë persona.

Numri i vdekjeve në të gjithë botën deri tani ka arritur në mbi 82 mijë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Reuters për Durrësin: Vendi në karantinë, qytetarët këndojnë e kërcejnë nëpër çati për të ngritur humorin
Previous article ENDRI KAJSIU/ Argumenti i vdekur i vdekshmërisë nga corona

Delo.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT