• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“LUFTA” KUNDËR INFORMALITETIT/  Denaj zbulon arsyet: Puna nisi…
Home
Ekonomi

“LUFTA” KUNDËR INFORMALITETIT/ Denaj zbulon arsyet: Puna nisi…

26 July, 2019 Lubjana.autor Ekonomi

“Nuk është një plan aksion për muajt korrik dhe gusht, por një qasje e re, për të adresuar sistematikisht dhe në çdo ditë informalitetin në sektorët e biznesit”.

Kështu deklaroi nga studio e ERTV, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ku dha detaje për planin operacional kundër informalitetit i cili kërkon të fusë në rrugën e ligjshmërisë subjektet e paregjistruara në organet tatimore.

Denaj dha arsyet pse nisi zbatimi i këtij plani, duke theksuar se nuk është një proces që ka nisur në muajin korrik, por që në fillim të vitit, me procesin monitorues dhe ndërgjegjësues të subjekteve me rrisk.

“Ky është një plan në vijim të punës që ka bërë administrata tatimore dhe doganore por që ka nevojë për përmirësim. Në tremujorin e parë të këtij viti ne rishikuam gjithë procedurat tona të brendshme dhe strukturat e administratës tatimore dhe në matricën e rriskut evidentuam që një kryqëzim më i mirë informacioni na coi në disa informata për të cilat ndërtuam një plan operacional. Planin e filluam me një proces monitorimi dhe ndërgjegjësimi. I pari në fokus ishte sektori i turizmit dhe hotelerisë, administrata bëri një monitorim dhe ndërgjegjësim të gati 1200 subjekteve. Kjo kishte të bentë më marrjen në telefon të 1200 subjekteve të cilat nga matrica e rriskut dilnin që kishin mundësi për një evazion, duke i njoftuar ato që ne konstatojmë një problem dhe nëse shohim që ky problem do të vijojë, ne do të vijmë për kontrolle”, tha Denaj.

“Në muajin Korrik ishte procesi i dytë që pasoi procesin e ndërgjegjësimit. Pra nuk është një proces që ka nisur në muajin korrik por që në fillim të vitit, por kuptohet që intensifikimi i tij ka elemente të shtuara pas rezultateve të 6 mujorit të parë ku pamë disa tregues si fakti që kemi një minus në krahasim me planifikimin, kuptohet që në krahasim me vitin e kaluar jemi pozitiv, por në disa sektorë, veçanërisht tvsh-ja bruto nuk korrespondon ulja që ka sektori, me rritjen që ka sektori vetë në raport me rritjen ekonomike. Dhe ky kryqëzim informacioni na çoi të jemi më të fokusuar”, theksoi Ministrja e Financave.

Sipas Denajt, nga 1 Korriku, vetëm në sektorin e turizmit, janë kryer 1173 verifikime në terren dhe janë konstatuar 417 shkelje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRIHET MARRËVESHJA/ Gati të transferohet në Premier Leage mbrojtësi i Real Madrid...
Previous article TASHMË ËSHTË NJË TITULLAR I PADISKUTUESHËM/ Courtois garanton portën e Real Madrid

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT