• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA KUNDËR IMITIMIT NGA AI/ Danimarka afër miratimit të ligjit që mbron me të drejtë autori pamjen fizike dhe zërin e qytetarit
Home
Teknologji

LUFTA KUNDËR IMITIMIT NGA AI/ Danimarka afër miratimit të ligjit që mbron me të drejtë autori pamjen fizike dhe zërin e qytetarit

28 June, 2025 s.autor Teknologji

Danimarka po përgatitet të miratojë një ligj të ri për të drejtën e autorit, me qëllim të luftimit të teknologjive si deepfake dhe inteligjenca artificialegjenerative. Ky ligj – i pari i këtij lloji në Evropë – ka marrë mbështetje të gjerë nga të gjitha partitë politike. Nëse, siç pritet, ai miratohet, trupi, pamja fizike dhe zëri i një personi do të mbrohen me të drejtë autori, duke ndaluar përdorimin e tyre pa miratim të qartë.

Ministri danez i Kulturës, Jakob Engel-Schmidt, ka shpjeguar se teknologjia që mundëson krijimin e deepfake-ve mund të përdoret për të dëmtuar demokracinë, diskursin publik dhe identitetin individual, duke sjellë si shembull pasojat që mund të shkaktonte përhapja e një videoje të rreme ku shpallet dalja e Danimarkës nga NATO:

“Qëllimi i ligjit është para së gjithash të mbrojë demokracinë dhe të sigurojë që të mos jetë e mundur të shpërndahen video ku dikush thotë gjëra që nuk do t’i thoshte kurrë në realitet. Vjedhja e identitetit ka qenë gjithmonë e paligjshme”, – theksoi ministri, duke hedhur poshtë shqetësimet se ligji do të kufizojë lirinë e shprehjes.

Çfarë është deepfake?

Deepfake është një teknikë që përdor inteligjencën artificiale për të krijuar video apo imazhe që riprodhojnë në mënyrë shumë të saktë pamjen e një personi real. Kjo teknologji ekziston të paktën që nga viti 2017, por me zhvillimin e shpejtë të IA-së gjenerative, ajo është përmirësuar ndjeshëm dhe është bërë më e lehtë për t’u përdorur nga kushdo.

Përdorimet më të zakonshme përfshijnë:
– imitimin e fytyrave të personazheve të famshëm,
– përhapjen e lajmeve të rreme,
– mashtrime, pornografi të rreme apo satirë.

Në shumë raste, këto përmbajtje janë kaq bindëse, sa që është krijuar teknologji e veçantë për të verifikuar nëse një imazh apo video është i vërtetë apo jo.

Ligji i ri
Danimarka do të ishte shteti i parë që miraton një ligj që mbron personin si “krijim” autorial, por ministri Engel-Schmidt shpreson që ky hap të nxisë edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian të trajtojnë këtë çështje.

Ligji do të detyronte të gjitha platformat të heqin përmbajtjet e deepfake-ve që konsiderohen të paligjshme. Do të ndalohej gjithashtu përdorimi pa leje i zërit apo imazhit të një artisti – për shembull, krijimi me IA i imazheve në stilin e Studio Ghibli (si ato që janë përhapur së fundmi në rrjetet sociale), pa miratim nga autori.

Do të përjashtoheshin nga ndalimi përmbajtjet me qëllim parodik apo satirik, nëse ky qëllim shprehet qartë.

Raste virale
Ndër rastet që kanë shkaktuar më shumë polemika në nivel global për shkak të deepfake-ve përmenden:

Në vitin 2024, telefonatat me zërin e klonuar të Joe Biden, ku thuhej të mos votohej në primaret e Partisë Demokratike.

Një tjetër rast ishte ai i Presidentit Zelensky, ku në një video të rreme ai u bënte thirrje ukrainasve të dorëzoheshin.

Një shembull më i padëmshëm, por shumë i përhapur, ishte imazhi viral i Papa Françeskut me një xhup të bardhë luksoz, në stilin e muzikantëve trap.

Në vitin 2018, regjisori fitues i Oscar-it, Jordan Peele, përdori teknologjinë deepfake për të imituar Barack Obamën – me qëllimin e vetëdijesimit mbi rreziqet e kësaj teknologjie, sidomos në sferën politike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "1 NË 50 EMIGRANTË SHQIPTARË JANË NË BURG"/ Rama i përgjigjet deputetit britanik: Të sfidoj për shifrat reale
Previous article DOSSIER/ “Kur operativi Sigurimit iu drejtua Pal Zefit, ‘i dënuar, zbrit poshtë…”! Historia e panjohur e Revoltës së Spaçit, maj 1973

s.autor

Postime të ngjashme

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian Teknologji

ÇFARË NDODHI? Temu gjobitet me 200 milionë euro nga Bashkimi Europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT