• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Kryeministri i Australisë viziton Ukrainën, premton një fond shtesë me rreth 100 mln dollarë australianë dhe ndihmë ushtarake
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Kryeministri i Australisë viziton Ukrainën, premton një fond shtesë me rreth 100 mln dollarë australianë dhe ndihmë ushtarake

4 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri australian Anthony Albanese ka vizituar së fundmi Ukrainën, ku është takuar nga afër me presidentin Volodymyr Zelensky.
Në vizitën e tij kryeministri Albanese ka parë nga afër situatën në disa qytete të Ukrainës, si Bucha dhe Irpin, duke e cilësuar “krim lufte”.

Kësisoj, ai premtoi më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën pasi vizitoi kryeqytetin e vendit të shkatërruar nga lufta. Paketa e ndihmës, me vlerë 100 milion dollarë australianë, përfshin drone dhe 34 automjete të blinduara, shkruan BBC.

Anthony Albanese njoftoi se Australia do të vendosë sanksione dhe ndalime udhëtimi për 16 ministra dhe oligarkë të tjerë rusë si dhe do të ndalojë importin e arit rus.

Ai thotë se pa me sytë e tij “shkatërrimin dhe traumën” e shkaktuar në Ukrainë, ku mijëra ukrainas janë vrarë dhe shumë qytete janë shkatërruar që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

 

 

Kryeministri australian ndezi një qiri për civilët e varrosur në një varr masiv në Bucha, për të cilën forcat ruse akuzohen për kryerjen e masakrës.

Dhe në Irpin ai e përshkroi atë që e shihte si “shkatërruese”. Në një konferencë për shtyp në Pallatin Presidencial në Kiev, kryeministri Albanese tha se vendi i tij do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të nevojitet”.

Që nga fillimi i luftës e deri në këtë vizitë, ndihma totale e Australisë për Ukrainën kap vlerën e rreth 390 milionë dollarë.
Australia po shqyrton gjithashtu rihapjen e ambasadës së saj në vend, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera, si Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Kryeministri Albanese i bashkohet një liste të gjatë të liderëve botërorë, të cilët kanë vizituar Ukrainën që nga fillimi i luftës. Vizita e paparalajmëruar erdhi pas një udhëtimi njëjavor në Europë, ku Z. Albanese mori pjesë në samitin e NATO-s në Madrid dhe u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS RRITJA E PAGAVE PËR MJEKËT DHE INFERMIERËT/ Manastirliu në Urgjencën e QSUT: Kemi marrë masat për të përballuar fluksin e shtuar
Previous article "KY VIT SHËNOI KULMIN E NJË..."/ Pse Presidenti Putin nuk do ta urojë Biden për Ditën e Pavarësisë

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT