• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Kreu i agjencisë së OKB-së dënon ndërprerjen e ndihmave në Gaza: Vendim tronditës
Home
Botë

LUFTA/ Kreu i agjencisë së OKB-së dënon ndërprerjen e ndihmave në Gaza: Vendim tronditës

28 January, 2024 s.autor Botë

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA u ka kërkuar vendeve që kanë ndërprerë fondet të rishqyrtojnë vendimin e tyre “tronditës”.

“UNRWA është agjencia kryesore humanitare në Gaza, me mbi dy milionë njerëz që varen prej saj,” tha Philippe Lazzarini.

Tetë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, më herët ndaluan financimin. Ata vepruan mbi akuzat se disa nga anëtarët e stafit të UNRWA-s ishin të përfshirë në sulmet vdekjeprurëse të Hamasit të 7 tetorit në Izrael.

Agjencia tha se ka hapur një hetim dhe ka shkarkuar ata punonjës.

Vendet që tani kanë pezulluar financimin e UNRWA janë Australia, Kanadaja, Finlanda, Gjermania, Italia, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA. E krijuar në vitin 1949, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, UNRWA, është agjencia më e madhe e OKB-së që vepron në Gaza.

Ajo ofron kujdes shëndetësor, arsim dhe ndihma të tjera humanitare për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri dhe ka punësuar rreth 13,000 njerëz brenda Gazës.

Që kur Izraeli filloi ofensivën e tij në përgjigje të sulmeve të Hamasit, UNRWA ka përdorur objektet e saj në të gjithë Gazën për të strehuar qindra mijëra civilë të zhvendosur. Informacioni mbi përfshirjen e pretenduar të punonjësve të UNRWA-së në sulmet e Hamasit u dha nga Izraeli, i cili prej kohësh ka akuzuar degë të ndryshme të OKB-së, përfshirë UNRWA-n për paragjykim dhe madje edhe për antisemitizëm.

“Është tronditëse të shohësh një pezullim të fondeve për agjencinë në reagim ndaj akuzave kundër një grupi të vogël të stafit, veçanërisht duke pasur parasysh veprimin e menjëhershëm që UNRWA ndërmori duke ndërprerë kontratat e tyre dhe duke kërkuar një hetim të pavarur dhe transparent.

“Do të ishte jashtëzakonisht e papërgjegjshme të sanksionosh një agjenci dhe një komunitet të tërë të cilit i shërben për shkak të akuzave për akte kriminale kundër disa individëve, veçanërisht në një kohë lufte, shpërnguljeje dhe krize politike në rajon.

UNRWA ndan listën e të gjithë stafit të saj me vendet pritëse çdo vit, duke përfshirë Izraelin. Agjencia nuk mori kurrë ndonjë shqetësim për anëtarë të veçantë të stafit”, tha në një deklaratë të shtunën, Lazzarini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS I PAZAKONTË NGA MEKSIKA/ Biden merr masa më të ashpra kundër emigrantëve ndërsa përpiqet të shmangë sulmet e Trump
Previous article RINDËRTIMI PAS TËRMETIT NË DURRËS/ 996 apartamente në Spitallë drejt përfundimit

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT