• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Izraeli njofton për tërheqjen e mijëra trupave nga Gaza. Lëvizja mund të sinjalizojë se…
Home
Botë

LUFTA/ Izraeli njofton për tërheqjen e mijëra trupave nga Gaza. Lëvizja mund të sinjalizojë se…

1 January, 2024 s.autor Botë

Mijëra ushtarë izraelitë po zhvendosen nga Rripi i Gazës, tha ushtria më 1 janar. Kjo është shenja e parë e një tërheqjeje të konsiderueshme të trupave nga Izraeli që nga fillimi i luftës, përderisa forcat izraelite vazhduan të sulmojnë qytetin kryesor në jug të enklavës.

Lëvizja e trupave mund të sinjalizojë se po ulet intensiteti i luftimeve në disa zona në Gazë, veçmas në veri, ku ushtria tha se është afër që të marrë kontrollin operacional. Izraeli po përballet me presion nga aleati kryesor, Uashingtoni, që të ulë intensitetin e luftimeve.

Lajmi për uljen e numrit të trupave erdhi para vizitës në rajon të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Vizita e kryediplomatit në Lindjen e Mesme do të zhvillohet pasi administrata e presidentit Joe Biden, kaloi në Kongres shitjen e armëve për Izraelin.

Por, luftime të ashpra kanë vazhduar në zona të tjera të Gazës, veçmas në qytetin jugor, Han Junis dhe në pjesën qendrore të territorit. Izraeli është zotuar se lufta do të vazhdojë derisa të arrihet qëllimi i tij, që është shkatërrimi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – që ka qeverisur me Gazën për 16 vjet.

Përmes një deklarate, ushtria tha të hënën se pesë brigada, apo disa mijëra trupa, do të largohen nga Gaza në javët në vijim për trajnime dhe pushim.

Të dielën, zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, bëri njoftimin e parë të shkurtër për tërheqjen e trupave, por pa specifikuar se për sa trupa bëhet fjalë apo nëse ky vendim nënkupton se Izraeli po nis një fazë të re të luftës.

“Objektivat e luftës kërkojnë luftime të gjata dhe ne po përgatitemi në përputhje me këtë”, tha ai.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, i cili nxiti luftën pas sulmeve të 7 tetorit në jug të Izraelit, kur grupi radikal vrau 1.200 persona dhe mori peng afër 240 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj fuqishëm me një ofensivë tokësore, ajrore dhe detare që deri më tani ka marrë jetën e mbi 21.800 personave në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Megjithatë, kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se mbi 8.000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë, por nuk ka dhënë dëshmi për këto pretendime. /Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASKUSH SI CRISTIANO RONALDO/ E mbyll vitin me 54 gola, lë pas yjet e Evropës (VIDEO)
Previous article ANALIZA E REL: Më 2024, sytë nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT