• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Izraeli bombardon edhe në Siri, tanku i IFD godet kullën e rojës së UNIFIL në Liban
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Izraeli bombardon edhe në Siri, tanku i IFD godet kullën e rojës së UNIFIL në Liban

17 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Agjencia zyrtare e lajmeve siriane SANA raportoi të mërkurën në mbrëmje një sulm ajror “izraelit” që shkaktoi zjarre në qytetin bregdetar të Latakias, me Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut, duke iu referuar një sulmi në një “depo armësh”.

“Mbrojtja kundërajrore kapi objektiva armiqësore mbi Latakia”, raportoi agjencia, duke iu referuar “zjarrit të ndezur nga agresioni izraelit” në hyrje të qytetit, një bastion i Presidentit Bashar al-Assad, një aleat i Hezbollahut libanez në luftë me Izraelin.

Kurse nga bastisja izraelite në Nabatiyeh, ditën e djeshme, autoritetet thanë se pati 16 të vdekur.

Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre filluan një sulm kundër depove të armëve Houthi në Jemen, duke përdorur gjithashtu bombardues stealth B-2.

“Centcom” e bëri të ditur këtë në një shënim, duke specifikuar se përdorimi i këtij lloji avioni “demonstron aftësitë globale të goditjes së Shteteve të Bashkuara kundër këtyre objektivave kur është e nevojshme, në çdo kohë, kudo”.

“Unifil” gjithashtu reagoi ashpër, teksa pas mesnate njoftoi se “një tank izraelit qëlloi në një nga kullat tona të rojeve, duke e dëmtuar atë”.

“Sot në mëngjes, paqeruajtësit nga pozicioni afër Kafer Kelës vëzhguan një tank të IDF Merkava duke gjuajtur në frëngjinë e tyre të kontrollit. Dy kamera u shkatërruan dhe frëngjia u dëmtua”, thuhet në deklaratë.

Organizata ushtarake paqeruajtëse në Libanin Jugor shtoi se “edhe një herë kemi parë të hapet zjarr në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në dukje të qëllimshme kundër një pozicioni të Unifil”, shkruan “La Repubblica”.

Më herët ka pasur disa sulme nga IDF izraelite ndaj pozicioneve të saj, me 4 ‘kaska blu’ të plagosura. Edhe BE i dënoi dje sulmet izraelite ndaj forcave paqeruajtëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e ish-instruktorit të Bashkimeve Profesionale në Tiranë: Kur e pa Gogo Nushi…
Previous article VIDEOLAJM/ Momenti kur Flamur Noka godet policët e FNSH

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT