• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Franca do t’i dërgojë Ukrainës autoblinda të vjetra dhe raketa të reja
Home
Botë

LUFTA/ Franca do t’i dërgojë Ukrainës autoblinda të vjetra dhe raketa të reja

31 March, 2024 s.autor Botë

Franca do t’i dërgojë Ukrainës qindra autoblinda të vjetra dhe raketa të reja tokë-ajër, në mënyrë që Kievi t’i përdorë në luftën kundër Rusisë, tha ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu.

Në një intervistë për La Tribune Dimanche, Lecornu tha se presidenti francez, Emmanuel Macron, pas bisedës me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi atij të përgatitej për një paketë të re të ndihmës, që përfshinë pajisje të vjetra franceze, por ende funksionale.

“Ushtria ukrainase ka nevojë të mbrojë vijën e gjatë të frontit, gjë që kërkon autoblinda. Këto pajisje janë thelbësore për lëvizshmërinë e trupave dhe janë pjesë e kërkesave ukrainase”, tha ai.

Ai tha se Franca synon t’i japë Ukrainës qindra autoblinda të llojit VAB dhe dërgimi i tyre do të bëhet më 2024 dhe në fillim të vitit 2025.

Ushtria franceze vazhdimisht zëvendëson mijëra autoblinda VAB, mjete të cilat për herë të parë u përdorën në fund të viteve ’70.

Lecornu shtoi se Franca po ashtu po përgatitet që t’i japë sërish raketa tokë-ajër të llojit Aster 30, që përdoren për sistemin SAMP/T, që Parisi i ka dhënë Kievit.

Raketat Aster 30 mund të shkatërrojnë avionët luftarakë, dronë dhe raketat lundruese në një rreze veprimi prej 120 kilometrash.

“Ukraina ka nevojë urgjente për mbrojtje më të mirë tokë-ajër… Rusia po intensifikon sulmet, veçmas ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile”, tha ai.

Ministri francez po ashtu tha se shteti i tij po përshpejtojnë prodhimin e municioneve në mënyrë që deri në verë t’ia dërgojë Ukrainës.

Ndryshe, Macron muajin e kaluar sugjeroi për mundësinë që shtetet evropiane të dërgojnë trupa në Ukrainë – shtet që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022 – ide që është përballur me kritika nga udhëheqësit e tjerë evropianë. /rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAOS NË RINAS? Reagon Policia: I pavërtetë lajmi se ka rënë sistemi TIMS
Previous article PIKA E KALIMIT KUFITAR ME GREQINË MBYLLET PËR DY DITË/ Çfarë do të ndodhë me udhëtarët

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT