• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Fermerët ukrainas reagojnë ndaj tërheqjes së marrëveshjes së grurit të Rusisë
Home
Uncategorized

LUFTA/ Fermerët ukrainas reagojnë ndaj tërheqjes së marrëveshjes së grurit të Rusisë

24 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare, Uncategorized

Fermerët ukrainas janë në pikun e punës për grumbullimin e të korrave të grurit, ndërsa Rusia u tërhoq javën e kaluar nga marrëveshje që lejon Ukrainën të eksportojë grurë përmes porteve në Detin e Zi. Pas këtij vendimi, Kremlini nisi sulmet në portet e Ukrainës dhe qendrat e grumbullimit të drithërave, duke shkaktuar rritje të çmimeve të grurit në tregjet globale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anna Kostutschenko foli me fermerët ukrainas se si do të ndikojë tek ta prishja e marrëveshjes.

Me tre dekada përvojë në bujqësi, Ruslan Holub ka krijuar lidhje të shumta me tregtarë të mëdhenj globalë.

Edhe përpara se Rusia të tërhiqej nga marrëveshja për të lejuar eksportin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi, ai thotë se Moska përpiqej qëllimisht t’i vononte dërgesat.

“Kam folur me shumë tregtarë dhe të gjithë thonë se inspektorët rusë krijonin radhë të panevojshme shumë anije thjesht qëndronin në pritje”, thotë fermeri Ruslan Holub.

Ukraina ka punuar për të krijuar rrugë të reja eksporti përgjatë lumit Danub dhe rrugë tokësore përmes Sllovakisë dhe Polonisë. Por fermeri Holub thotë se deri tani, rruga e Detit të Zi mbetet më e mira.

“Deti na lejon të kursejmë në logjistikë. Kjo ndikon në koston e prodhimit në vend për fermerët”.

Fermeri holandez Kees Huizinga ka punuar në Ukrainë për më shumë se dy dekada. Ai shqetësohet se do t’i humbasë të gjithë të korrat e tij, nëse nuk do të arrijë t’i transportojë ato përmes Detit të Zi.

“Gjithë ky grurë do të humbasë. Është për të ardhur keq, sepse nëse nuk mund ta eksportojmë; ne nuk mund ta konsumojmë vetë. Deti i Zi është alternativa e vetme”.

Këtë vit, fermerët ukrainas kanë parë një rënie të ndjeshme të çmimeve të grurit. Ruslan Holub thotë se ai dhe fermerët e tjerë po i shesin të korrat e tyre me rreth 150 dollarë për tonë, gjysmën e çmimit të vitit 2022.

“Aktualisht fitimet janë ulur pothuajse në zero, madje edhe mund të dalim me humbje. Si mund të vazhdohet kështu? Fermerët ukrainas janë punëtorë nga natyra dhe ata e kuptojnë se ne përfundimisht do të kthehemi në nivelet e të ardhurave që kishim dikur. Por është thelbësore të vazhdohet mbjellja pavarësisht sfidave aktuale”.

Ukrainasit po mbështeten te partnerët ndërkombëtarë, si Turqia dhe OKB-ja, për të siguruar eksportet e tyre të grurit përmes Detit të Zi. Pavlo Lakiychuk është me Qendrën për Studime Globale.

“Nëse është e nevojshme, nën kujdesin e OKB-së, Turqia mund të sigurojë korridorin e grurit pa Rusinë. Thelbi i këtij propozimi qëndron në faktin se anijet që lëvizin drejt porteve tona dhe në ngushticat e Detit të Zi mbajnë flamuj të ndryshëm. Prandaj, çdo sulm nga Rusia ndaj këtyre anijeve do të konsiderohej një akt piraterie”.

Pas tërheqjes nga marrëveshja e grurit, Rusia filloi të bombardojë depot e magazinimit të grurit të Ukrainës. Presidenti Zelensky thotë se forcimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore në portet e Ukrainës si Odesa, mund të ndihmojë në zbutjen e kërcënimeve dhe ruajtjen e çmimeve të qëndrueshme globale të ushqimit./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË DIMAL/ Digjen rreth 400 rrënjë ullinj, zjarrfikësit vështirësi për të mbërritur në vendngjarje
Previous article ZJARRET NË VLORË/ Si pritet të jenë temperaturat në këtë qytet. Parashikimi i motit për javën në gjithë vendin

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT