• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA E TREGJEVE/ Përplasja është për Europën, por a po shet Rusia gaz të lëngshëm në SHBA?
Home
Nderkombetare

LUFTA E TREGJEVE/ Përplasja është për Europën, por a po shet Rusia gaz të lëngshëm në SHBA?

11 January, 2018 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Në fakt firmat e SHBA duan ta përzënë Rusinë nga tregu evropian i gazit natyror. Por tani është bërë e ditur se gaz i lëngshëm rus është shitur drejtpërdrejt në SHBA. Si shpjegohet kjo?

Rusia është eksportuesja më e madhe në botë e gazit natyror. Për dekada të tëra Moska ka qenë e varur nga gazsjellësit, të cilët e dërgonin gazin natyror që nga fushat e gazit në veri të vendit apo në Siberi për në Evropën Perëndimore. Një pjesë të madhe të biznesit Gazpromi vazhdon ta bëjë edhe më tej  përmes këtyre gazsjellësve. Por për tubacionet e gazit ka shpesh grindje, sepse ato gjithmonë kalojnë në disa vende. Prandaj Kremlini përpiqet që ta zvogëlojë këtë varësi. Dhe fokusohet – si edhe eksportues të tjerë të gazit – tek gazi i lëngshëm. Në mënyrë të veçantë këtu është angazhuar prodhuesi i dytë i gazit të Rusisë, Novatek. Drejtori ekzekutiv i tij, Leonid Michelson, konsiderohet si njeriu më i pasur i Rusisë.

Vala e të ftohtit si shkak?

Novateku ka disa vite që ka zhvilluar në gadishullin polar Jamal një sistem gjigand ekstraktimi të gazit të lëngshëm. Kjo sipërmarrje kontrollon atje 60 përqind të aksioneve. Por pjesë e lojës është edhe koncerni francez i naftës Total si dhe investitorë kinezë. Vëmendjen e tërhoqi këto ditë rrethana që gaz i lëngshëm nga Jamali është eksportuar përmes një tregtari francez për herë të parë në SHBA. Pikërisht në SHBA! Uashingtoni nuk lë gjë pa bërë për t’ia vështirësuar Rusisë eksportin e gazit në Evropë. Po tani është ai vetë që blen gaz nga Rusia?


Impiante gazi të lëngshëm

Por kjo rrethanë është më pak spektakulare se ç’duket në vështrim të parë. Fakt është që vala e të ftohtit në SHBA sa të hapësh e të mbyllësh sytë i ka ngritur shumë çmimet e energjisë në SHBA. Për shkak të kësaj kapriçoje të motit papritur SHBA ka nevojë për gaz të lëngshëm dhe e blen këtë në tregun botëror. “Këtu nuk ka asgjë politike”, shpjegon Svjatoslav Bikh nga Analytical Center for the Government of the Russian Federation, një qendër kërkimore në Moskë.

Konsumatorët mund të përfitojnë

Zakonisht për Rusinë dhe shtete të tjera është e vështirë që të eksportojnë në SHBA. “Çmimet atje janë të ulëta, sepse amerikanët kanë vetë boll gaz natyror”, thotë Bikh. Ndoshta edhe në të ardhmen amerikanët do të marrin ndonjë anije-cisternë me gaz të lëngshëm nga Rusia. Por do të bëhet fjalë gjithmonë për sasi krahasimisht të vogla, besojnë ekspertët në Moskë.

Shumë më interesante është rrethana se si po ndryshon në të gjithë botën biznesi i energjisë: në një kohë që transporti i gazit përmes tubacioneve ka ndikuar që tregtia të bëhet gjithmonë rajonale, cisternat me gaz të lëngshëm bëjnë që edhe ky biznes të globalizohet gjithnjë e më shumë. Lufta e konkurencës po ashpërsohet. Konsumatorin kjo do ta gëzojë, sepse do t’i mbajë të ulëta çmimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Largimi i mundshëm i Contes nga Chelsea, shfaqet emri i Allegrit si zëvendësues
Previous article Zidane pranon se kontrata e tij “nuk do të thotë asgjë” pas ecurisë zhgënjyese

Redaktor1

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT