Ambasadorja amerikane në Tiranë është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano. Ky është takimi i parë zyrtar mes ambasadores së SHBA dhe kryepolicit Nano, i cili mori detyrën më 7 tetor. Pas takimit drejtori Gledis Nano tha në një prononcim për mediat tha se lufta ndaj krimit e korrupsioni nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm dhe se bashkë do ia dalim për të pasur më shumë siguri e rend në vend.
“Sapo zhvilluam një takim me zonjën ambasadore. Takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që Policia e Shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatuese të SHBA-ve, siç dihet SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe kemi mbështetjen kryesore të Policisë së Shtetit për trajnimet, logjistikën, konsulencën kështu që e vlerësoj shumë këtë bashkëpunim dhe këtë mbështetje dhe e sigurova znj. ambasadore që Policia e Shtetit do jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kërkova dhe mbështetje që agjencitë ligjzbatuese mund të japin për Policinë e shtetit. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm, dhe duke marrë parasysh mbështetjen deri tani, jam i bidnur që bahskë do ia dalim ëpr të pasur më shumë rend dhe siguri në vendin tonë”.
Ndërkohë, ambasadorja Yuri Kim theksoi se SHBA do të vijojë që të ofrojë mbështetje për Policinë e Shtetit në pajisje dhe trajnime.