• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Drejtuesi politik i Hamasit vritet në një sulmi ajror! Ushtria izraelite kërkon evakuimin e një lagjeje në Rafah…
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Drejtuesi politik i Hamasit vritet në një sulmi ajror! Ushtria izraelite kërkon evakuimin e një lagjeje në Rafah…

23 March, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një sulm ajror izraelit në qytetin Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës ka vrarë Salah al-Bardawil, një nga drejtuesit e lartë të Hamasit.

Al-Bardawil, 66 vjeç, ishte pjesë e zyrës politike të grupit palestinez islamist që nga viti 2021 dhe më parë kishte shërbyer si zëdhënës i tij. Ai ishte gjithashtu anëtar i politbyrosë së Hamasit në Rripin e Gazës. Gjatë sulmit, bashkë me të ka humbur jetën edhe bashkëshortja e tij.

Sipas mediave lokale, gjatë bombardimeve të natës janë vrarë edhe 17 persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga prishja e armëpushimit në mbi 700. Mijëra të tjerë janë plagosur.

Në një deklaratë, Hamasi akuzoi Izraelin për vrasjen e al-Bardawil, duke thënë se ai u godit “ndërsa po lutej së bashku me bashkëshorten e tij në një tendë refugjatësh në Khan Tunis.” Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende një koment mbi sulmin.

Forcat izraelite (IDF) kishin deklaruar më parë se udhëheqësit e Hamasit ishin objektivat kryesorë të ofensivës së re. Kjo javë ka parë eliminimin e disa figurave kyçe të grupit, përfshirë kryeministrin de facto të Gazës, Essam al-Daalis, dhe kreun e sigurisë së brendshme, Mahmoud Abu Watfa.

Ndërsa operacionet në Gaza vazhdojnë, shumë nga liderët më të rëndësishëm të Hamasit nuk ndodhen në territor, por lëvizin mes Dohas dhe Stambollit. Ndër ta janë Khalil al-Hayya, Khaled Meshal dhe Moussa Abu Marzouk. Pas vrasjes së Yahya Sinëar, një prej arkitektëve të sulmit të 7 tetorit dhe kreut të Hamasit në Gaza, grupi nuk ka njoftuar ende një pasues zyrtar.

Të dielën në mëngjes, IDF urdhëroi evakuimin e menjëhershëm të një lagjeje në Rafah, qyteti jugor i Gazës pranë kufirit me Egjiptin, duke konfirmuar planet për të zgjeruar operacionet ushtarake. Ndërkohë, në Tel Aviv, sirenat e alarmit u ndezën sërish pasi një raketë e lëshuar nga Jemeni u kap nga mbrojtja ajrore izraelite.

Izraeli rinisi ofensivën e tij të martën, duke akuzuar Hamasin se nuk po bashkëpunon për lirimin e pengjeve dhe duke braktisur marrëveshjen për armëpushimin e arritur më 19 janar. Nga ana tjetër, Hamasi mohoi se kishte prishur negociatat dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bisedimet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se objektivi kryesor i luftës është shkatërrimi i Hamasit si një forcë ushtarake dhe qeverisëse. Ai ka theksuar se ofensiva e re synon ta detyrojë grupin të lirojë 59 pengjet që mendohet se ende ndodhen në duart e militantëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGIMI/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Kush nuk zbaton rregullat e emigracionit do t’ua heqim vizën për në Amerikë dhe do dëbohen
Previous article TRAGJIKE/ Aksident i rëndë në aksin Berat-Dimal, humb jetën 33-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT